Politika 20 March 2025, 10:08 Nga VNA

Rama: Fitorja e PS më 11 maj për Shqipërinë dhe për veten/ Integrimi në BE, një çështje ekzistenciale

Ndaje në Whatsapp
Rama: Fitorja e PS më 11 maj për Shqipërinë dhe për

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është e rëndësishme për Shqipërinë, por edhe për vetë garuesit.

“Kur dikush është në një garë, fitorja është edhe për vete, sepse e gjithë vetja është aty për fitore. Por fitorja i duhet Shqipërisë më shumë se të gjithë partive, më shumë se çdo individ, sepse më 11 maj është një botë tjetër politike,” u shpreh Rama.

Duke folur për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë e cilësoi atë si një domosdoshmëri për vendin, sidomos në kushtet aktuale globale.

“Europa dhe bota ndodhen në një situatë komplekse. Futja në BE është çështje ekzistenciale. Nuk mund të rrimë veç, nuk mund të jemi delja që e ha ujku, aty e kemi vendin,” tha Rama.

Ai e lidhi këtë proces me historinë e Shqipërisë, duke përmendur Skënderbeun dhe Rilindasit.

“Më 11 maj është një votë gjeopolitike. Në kohën e Skënderbeut nuk kishte BE, por kishte Europë dhe ai i vuri gjoksin për ta mbrojtur. Edhe në kohën e Rilindasve nuk kishte BE, por Naim Frashëri tha ‘Dielli lind atje ku perëndon’. Sot integrimi është ekzistencial. Kush ka të drejtën të votojë më 11 maj duhet të votojë për Shqipërinë në BE. Ka shumë arsye, patriotike dhe personale, për ta bërë këtë gjë,” theksoi ai.

Ironi për Bashën: “Mos e ngacmoni, do të bëhet euroatlantik”

Në një tjetër moment gjatë bisedës live në Facebook, Rama nuk i kurseu ironitë për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Luli është aktiv, bën xhiro me makinë. I kam thënë: ‘Ndalo dhe merr ndonjë pasagjer, mos u rrotullo vetëm duke dëgjuar muzikë.’ Më prezantoi edhe me Unikkatilin, sot besoj do ta përshëndes me Hysenin, kështu që jemi në rregull me Lulin,” tha Rama me humor.

Ai shtoi se Bashën nuk duhet ta sulmojnë më, duke e quajtur atë “euroatlantik në formim”.

“Lëreni Lulin, mos i bini më qafë kot. Nuk ka faj, Bufi po i ha demokratët rrugëve. Luli do të bëhet euroatlantik, mos e ngacmoni,” përfundoi ai.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme