Politika 20 March 2025, 09:13 Nga VNA

Veliaj shkarkon të besuarën e Ramës në Bashkinë e Tiranës. Nga sot “firmos” për të Sara Goxhaj

Ndaje në Whatsapp

Sara Goxhaj do të jetë kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës. Të paktën kështu pretendon kjo shkresë e firmosur nga qelia prej Erion Veliajt, i cili ka vendosur që sekretaren e tij ta emërojë si njeriun që drejton punët në Bashkinë e kryeqytetit. Ky emërim pason atë të kryeministrit, i cili, javë më parë, menjëherë pas arrestimit të Veliajt, kur vizitoi i zemëruar Bashkinë e Tiranës, vendosi që drejtimin t’ia lërë nënkryetares Anuela Ristani.

Me këtë vendim të ri të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj jo vetëm rrit dozën e kaosit në Bashkinë pa kryetar, por me gjasë ka hedhur hapin e parë në një betejë të tij, këtë herë me shefin e madh. Se si do të vijojë kjo përplasje, jo thjesht institucionale, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

Tashmë Anuela Ristani, e preferuara e Edi Ramës, do t’ia dorëzojë “çelësat” e Bashkisë të besuarës së Erion Veliajt, Sara Goxhajt. Sa të afta janë të përzgjedhurat e Ramës dhe Veliajt, këtë nuk e di askush me siguri. Ajo që shihet me sy të lirë është se si kryeministri dhe kryetari i Bashkisë në detyrë kanë zgjedhur dy vajza të reja të njohura për devotshmërinë në shërbim ndaj shefit të radhës.

Lexo gjithashtu

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme