Politika 20 March 2025, 13:14 Nga VNA

Veliaj i shpall luftë Ramës, emeron të besuarën e tij si kryebashkiake në detyrë. Detajet e përplasjes

Ndaje në Whatsapp
Veliaj i shpall luftë Ramës, emeron të besuarën e tij si

Në orët e fundit, një përplasje e ethshme po zhvillohet për të marrë kontrollin e Bashkisë së Tiranës, pasi kryetari i saj, Erion Veliaj, ndodhet pas hekurave të qelisë në Durrës. Ndërsa në ditët e para pas arrestimit të Veliajt, kryeministri Edi Rama mori në kontroll situatën duke mbështetur Veliajn dhe duke emëruar Anuela Ristanin si zëvendëse, duket se situata ka ndryshuar ndjeshëm.

Braktisja që Rama i bëri beniaminit të tij ka nxitur reagimin e Veliajt, i cili duket se tashmë po sfidon “shefin e madh.” Mbrëmë, Veliaj vendosi të shkarkojë Anuela Ristanin dhe të emërojë në vend të saj Sara Goxhajn, një person të afërt dhe të besuar të tij.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se ky vendim nuk është pritur mirë nga Rama, i cili ka porositur zëvendëskryetaren Ristani të mos protokollojë shkresën e Veliajt. Gjithashtu, është kërkuar shkarkimi i drejtorit juridik të bashkisë, Alban Dokushi, i cili mendohet të jetë një tjetër njeri i afërt i Veliajt.

Për momentin, Bashkia e Tiranës ndodhet në një gjendje totale kaosi sa i takon vendimmarrjes dhe rolit të drejtuesve të saj. Gara midis Ramës dhe Veliajt është zhvendosur tashmë në Bashkinë e kryeqytetit, e cila është shndërruar në arenën e përplasjes mes kryeministrit dhe atij që dikur ishte paracaktuar si pasardhësi i tij. Ndërkohë, Veliaj vijon të mbetet në paraburgim në Durrës.

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme