Politika 20 March 2025, 23:03 Nga VNA

Klodiana Lala zbulon prapaskenat në paraburgimin e Durrësit: Veliaj kërkoi psikiatër, u bë inventari i ilaçeve

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala zbulon prapaskenat në paraburgimin e Durrësit: Veliaj

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje nga qëndrimi i Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala zbuloi se Veliaj ka kërkua psikiatër pasi pretendon se ka qenë në gjendje të rënduar dhe për këtë arsye ka folur në mënyrën që kanë treguar përgjimet e SPAK.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Veliaj ka pretenduar që i është dhënë ilaç në burg, dhe ai ka folur përçart, këto përgjimet domethënv dhe ka kërkuar edhe psikiatër. Çfarë informacioni keni ju?

Klodiana Lala: Janë urdhra edhe në dosjen hetimore. Zoti Veliaj pasi është bërë me dije për përgjimet, ka pretenduar se nuk është në gjendje të mirë psikologjike, ka kërkuar konsultë me psikiatrin, ka thënë nuk kam qenë në situatën më të mirë mendore se është e pamundur të kem folur në këtë mënyrë. Ulsi Manja ka bërë një urdhër, është bërë inspektim nga Drita Jaka, shefe e sektorit të shëndetësisë në burgje, zyrtarja më jetëgjatë në këtë institucion. Zonja Jaka para se të merrte kontakt, ka bërë një inventar të të gjithë barnave që kanë hyrë. Është bërë inventar për barnat në gjendje dhe ato që i janë dhënë të paraburgosurëve. Në bashkëpunim edhe me mjeken e burgut kanë marrë kontakt me zotin Veliaj dhe rezulton se ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin, ka patur problematika me tensionin e lartë.

Zotit Veliaj i është kërkuar nga drejtoria e burgut, të transferohet në qendrën spitalore të burgjeve për ekzaminime, nuk ka shkuar.  Zoti Veliaj si çdo i paraburgosur mund të ketë shqetësime shëndetësore. Pra këtë thotë raporti.

Zoti Veliajt duhet ti respektohen të gjithë të drejtat, jam për trajtimin e tij human, si çdo i paraburgosur.

Për një periudhë të gjatë zyrtarët e lartë nuk rrinin në burg, se i bënin ose me probleme psikologjike, klaustrofobike, të zemrës e me rradhë në spitale me pesë yje. Ke edhe sot zyrtarë të lartë që rrinë në spitale private. Është problem thelbësor po ti hysh kësaj.

Ju e dini si ka qene burgu i Durrësit. Aty për kohë me rradhë, hynte drogë, çfarëdo lloj ushqimi, kishte palestër….", tha Lala.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme