Politika 20 March 2025, 19:12 Nga VNA

Zbythet Veliaj/ Tërheq delegimin e Sara Goxhajt në krye të Bashkisë: Isha keqinformuar

Ndaje në Whatsapp
Zbythet Veliaj/ Tërheq delegimin e Sara Goxhajt në krye të

Zbythet Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qeli, ka tërhequr delegimin e Sara Goxhajt në krye të Bashkisë me argumentin se ishte i keqinformuar.

Ndërsa përpiqet të shfajësohet se mes tij dhe kryeministrit ska asnjë përplasje, kur në fakt e vërteta është krejt ndryshe.

Veliaj thotë në reagim se për Ramën ka mall, ndërsa funksionit e tij si kryetar Bashkie do të ushtrojë Anuela Ristani që siç duket gëzon dhe mbështetjen e kryeministrit.

Reagimi i plotë i Veliajt:

U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.

E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme