Politika 20 March 2025, 20:43 Nga VNA

Draft-raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë vlerëson punën e SPAK: Progres në reformën në drejtësi, por ka presion politik ndaj gjyqësorit

Ndaje në Whatsapp
Draft-raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë vlerëson

Draft-raporti për Shqipërinë, i dorëzuar pranë Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, vlerëson progresin e Shqipërisë në Reformën në Drejtësi, por sheh si shqetësim ndërhyrjet dhe presionin ndaj sistemit gjyqësor.

Drafti i dorëzuar nga Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ngre gjithashtu shqetësimin për cenimin e pavarësisë institucionale të SPAK.

“Parlamenti Evropian përshëndet progresin që ka arritur Shqipëria në zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë procesin e Vetingut, të përfunduar në shkallë të parë; megjithatë shpreh shqetësimin për ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionin mbi sistemin gjyqësor. Thekson punën kyçe të SPAK në vijimësinë e dokumentimit të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në raste të korrupsionit në nivele të larta; paralajmëron kundër minimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK”.

Draft-raporti vlerëson angazhimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa thekson rëndësinë e dialogut politik, duke i bërë thirrje palëve të tejkalojnë polarizimin e vazhdueshëm mes tyre.

“Draft raporti insiston për rëndësinë e debatit politik konstruktiv dhe sjelljes korrekte parlamentare si aspekte kyçe të qeverisjes demokratike; ripohon përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike të Shqipërisë për të forcuar dialogun politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës dhe për të tejkaluar polarizimin politik të vazhdueshëm në vend. Merr në konsideratë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të 2024, të cilat mundësojnë votimin jashtë vendit nga diaspora shqiptare dhe vendosin lista kandidatësh pjesërisht të hapura; insiston për nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e papërmbushura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias”.

Pas diskutimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, draft-raporti kalon për votim në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Pas miratimit ai dërgohet në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe Komisionin Evropian për shqyrtim dhe vlerësim të mëtejshëm.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme