Politika 21 March 2025, 13:21 Nga VNA

Përplasjet në rrjetet sociale/ Rama: PD në 2021 më e fortë se kurrë, u kthyen në estradën e Ballshit

Ndaje në Whatsapp
Përplasjet në rrjetet sociale/ Rama: PD në 2021 më e

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me elektoratin në Njësinë 2 në Tiranë, ku ka komentuar edhe kundërshtarët politikë. Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë një krahasim mes organizimit të Partisë Demokratike në vitin 2021 dhe situatës së saj aktuale.

Kreu i qeverisë ka vlerësuar fushatën e Bashës dhe Partisë Demokratike, duke thënë se në vitin 2021 ata ishin më të organizuar se kurrë më parë, ndërsa në 2023 u kthyen në një “Estradë të Ballshit”.

Nuk kurseu as ironine pas përplasjeve të fundit me ish kreun e PD në rrjetet sociale.

“Ka lindur për influencer, jo për politikë, por e mori rrota e historisë dhe i ngeli në dorë. Megjithatë, nga 2013 deri në 2023, partia e drejtuar prej tij në 2021 ka qenë më e forta që unë kam parë. Në raport me vetveten, aty ata kanë qenë më të organizuar se çdo herë tjetër. Në 2023 ishin ‘Estrada e Ballshit’, në 2021 ishin më mirë se asnjëherë tjetër,” tha Rama, duke nënkuptuar se PD nuk do të arrijë më atë rezultat.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme