Politika 21 March 2025, 16:01 Nga VNA

Edi Rama zhduk klanin Veliaj në Bashki

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama zhduk klanin Veliaj në Bashki

 

Shkarkimi i Alban Dokushit dhe Sara Goxhajt nga Bashkia e Tiranës nga e besuara e Edi Ramës konfirmon përfundimisht përplasjen mes kryebashkiakut të arrestuar dhe kryeministrit.

Lufta mes tyre nisi pas një urdhri të Veliajt, i cili delegoi kompetencat si kryetare bashkie bashkëpunëtores së tij më të ngushtë, Sara Goxhajt, por u shua brenda pak orësh. Nga burgu, Veliaj e cilësoi gjithë situatën një keqkuptim, duke thënë se kishte menduar që emri i Goxhajt ishte dakordësuar. Sipas tij, kjo keqkuptim erdhi si pasojë e mungesës së komunikimit. Ai shtoi se e merrte malli për Edi Ramën dhe se mes tyre nuk do të gjendej kurrë asnjë çarje.

Megjithatë, për këdo që e njeh politikën, u kuptua qartë se Veliaj u tërhoq sepse nuk ishte në pozita për të hapur luftë me shefin e qeverisë. Në fund të fundit, nuk e "hëngri dot" kur ishte në liri, e jo më tani që ndodhet në burg. Prandaj, për të shmangur një betejë të humbur, zgjodhi të tërhiqej.

Por duket se hakmarrja e Ramës nuk u ndal me kaq. Me një sinjal nga kryeministri, Anuela Ristani çmontoi brenda pak orësh klanin Veliaj në Bashki. Ajo largoi dy nga njerëzit e tij më të besuar, duke i dobësuar pushtetin dhe influencën.

Tani mbetet për t’u parë: a do të rrijë duarkryq Veliaj apo do të tentojë të ngrejë krye?

 

Video

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme