Politika 21 March 2025, 19:41 Nga VNA

Raporti i DASH: SPAK, rol kyç në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ndaje në Whatsapp
Raporti i DASH: SPAK, rol kyç në luftën kundër krimit dhe

Në Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve 2025, Departamenti Amerikan i Shtetit përmend me theks të veçantë Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila gjatë viteve 2023–2024 ka luajtur një rol aktiv në hetimin e rrjeteve ndërkombëtare kriminale.

“SPAK mori pjesë në 35 ekipe hetimore të përbashkëta në vitin 2023 dhe zgjeruan përdorimin e tyre në vitin 2024”, thekson raporti, duke përmendur ndër të tjera operacionin e përbashkët me Eurojust, Europol dhe autoritetet shqiptare, që çoi në 66 arrestime, sekuestrimin e 360 kg kokainë, 4.3 milionë dollarë para të thata dhe pasuri të tjera me vlerë 65 milionë dollarë.

Në një tjetër rast, në nëntor 2024, një operacion i përbashkët me autoritetet italiane çoi në arrestimin e 29 anëtarëve të një rrjeti shqiptar dhe sekuestrimin e aseteve dhe drogës me vlerë 74 milionë dollarë.

Raporti evidenton gjithashtu se gjatë 2023–2024, “SPAK kreu hetime financiare paralele dhe konfiskoi asete me vlerë të konsiderueshme”, përfshirë edhe hetime ndaj ish-zyrtarëve të lartë, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

“Në vitin 2023, SPAK sekuestroi asete me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe konfiskimin e aseteve të ish-zyrtarëve të lartë. Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programevë të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin” thuhet nw raport.

SHBA këmbëngul që Shqipëria “duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të përmirësojë bashkëpunimin e zbatimit të ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe të prokurorëve për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave”.

Pastrimi i parave: ndërtimi, bastet online dhe ekonomia e parasë cash

Raporti shënon se trafikimi i drogës, mashtrimi me kontrata publike, evazioni fiskal dhe ekonomia informale janë burimet kryesore të parasë që pastrohet në Shqipëri.

“Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të bizneseve”, ndërsa ligji i ri për bastet sportive online ngre shqetësime për mundësinë e depërtimit të grupeve kriminale, për shkak të “mbikëqyrjes së dobët”.

“Më 15 shkurt 2024, parlamenti legalizoi bastet sportive, duke përmbysur ndalimin e vitit 2018. Ligji i ri, i cili hyri në fuqi më 27 mars 2024, legalizon bastet sportive vetëm në mjedis online dhe do të japë 10 licenca për kompani me reputacion. Ligji i ri ngre shqetësime se mbikëqyrja e dobët mund të lejojë krimin e organizuar të depërtojë në këtë aktivitet. Lojërat e fatit në kazino mbikëqyren nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit” thuhet nw raportin e DASH.

Sipas SHBA, korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur dhe shpesh i lidhur me krimin e organizuar. “Gjyqtarët dhe prokurorët vazhdojnë të kontrollohen për pasuri të pajustifikuara”, ndërsa një komision i pavarur, i mbështetur nga SHBA dhe BE, “shkarkoi 22 gjyqtarë dhe prokurorë në 12 muajt para tetorit 2024”.

Mesazhi i përgjithshëm i raportit është se Shqipëria përballet me një krim të organizuar të sofistikuar dhe të ndërkombëtarizuar, që ka depërtuar në ekonomi dhe administratë, por institucionet si SPAK kanë treguar “kapacitet për goditje të rëndësishme”, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

Megjithatë, për SHBA-në, “zbatimi i reformave, rritja e hetimeve financiare dhe ndëshkimi penal i pastrimit të parave” janë ende në nivele të pamjaftueshme dhe duhet intensifikuar për të përmbushur standardet ndërkombëtare dhe objektivat e integrimit në BE.

 

Video

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një vatër zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë në Parkun Kombëtar të Lurës, duke rrezikuar një nga zonat pyjore më të rëndësishme të vendit. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve dhe po vështirëson përpjekjet për vënien e zjarrit nën kontroll. Ndërhyrja nga toka është gjithashtu e komplikuar për shkak të terrenit të thyer dhe aksesit të vështirë në zonën ku ndodhet vatra. Për t’iu përgjigjur situatës, në operacion janë angazhuar edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me shkurre në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe godinën e shkollës së mesme. Falë bashkëpunimit mes zjarrfikësve dhe dhjetëra banorëve lokalë, flakët u izoluan pas rreth 10 orësh përpjekje. Nga zjarri u dogj rreth gjysmë hektari me bimësi, por fatmirësisht u parandalua prekja e zonës së banuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme