Politika 21 March 2025, 20:55 Nga VNA

Veliaj në burg/ Rama merr frenat e Tiranës në bashki dhe fushatë

Ndaje në Whatsapp
Veliaj në burg/ Rama merr frenat e Tiranës në bashki dhe

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët për deputetë në Tiranë. Ndryshe nga fushatat e mëparshme të qarkut të Tiranës ku protagonist kryesor ishte Erion Veliaj, kryebashkiaku që shkoi në qeli edhe me titullin si drejtues politik i PS, as nuk u përmend në takimin e sotëm duke vulosur kështu fundin e fatit të tij politik.

Edhe pse një pjesë të eksponentëve të vjetër i ka ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë, Rama u shpreh se Partia Sociliste ka ndërtuar një parti të re por që ka të gjithë eksperiencën e këtyre viteve qeverisëse.

Më tej ai u shpreh se PS është e vetëdijshme se ka ende probleme jo të vogla, plagë për të mbyllur e punë për të bërë. Ndonëse me probleme jo pak të vogla, kryeministri sërish thotë se “hedhja e votës kudo tjetër përvecse në kutinë e PS, është të çosh votën kot”.

Kreu i qeverisë bëri edhe një krahasim disi të çuditshëm duke thënë se PS sot është si PD e vitit 1992, që sipas tij e votuan nga halli jo se ishin më të mirët.

“Do shkojnë tek numri 5 sepse duan apo nuk duan është PS sot në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, sic ishte PD në 1992. Nuk është se të gjithë ata që e votuan masivisht e donin, por shumë nga ata që e votuan e votuan sepse i dhanë prioritet zgjedhjes kombëtare të gjeopolitikës” – u shpreh Rama.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme