Politika 22 March 2025, 11:22 Nga VNA

Shqipëri-Kosovë-Kroaci nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

Ndaje në Whatsapp
Shqipëri-Kosovë-Kroaci nënshkruajnë marrëveshje

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë zyrtarizuar një marrëveshje të re për bashkëpunim ushtarak, duke u angazhuar për forcimin e industrisë së mbrojtjes dhe mbështetjen e Kosovës drejt integrimit në NATO. Deklarata e përbashkët u nënshkrua sot në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të tre vendeve: Pirro Vëngu (Kosovë), Ejup Maqedonci (Shqipëri) dhe Ivan Anusiç (Kroaci).

Në qendër të kësaj marrëveshjeje janë investimet në teknologjinë e mbrojtjes, blerja e kapaciteteve ushtarake dhe trajnimi i përbashkët ushtarak. Po ashtu, palët synojnë të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë kibernetike dhe luftës kundër kërcënimeve hibride.

Reagime të forta kanë ardhur nga Serbia dhe Mali i Zi. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e cilësoi këtë hap si një nxitje të garës së armatimit në rajon dhe një shkelje të marrëveshjes nënrajonale të vitit 1996. Nga ana tjetër, Mali i Zi u shpreh i pakënaqur që nuk ishte ftuar për të marrë pjesë në këtë iniciativë, duke deklaruar se nuk ishte informuar zyrtarisht për mundësinë e bashkëngjitjes.

Pavarësisht reagimeve, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia theksuan se bashkëpunimi i tyre është në përputhje me synimet euroatlantike dhe forcimin e sigurisë rajonale.

Video

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme