Politika 22 March 2025, 11:46 Nga VNA

Rama vazhdon jep sinjale të qarta se Veliaj nuk është më i mbrojtur nga PS

Ndaje në Whatsapp
Rama vazhdon jep sinjale të qarta se Veliaj nuk është më i

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është më pranë se kurrë integrimit në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se proceset reformuese po ecin me ritme të shpejta. Gjatë një takimi të Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste, Rama u shpreh se për herë të parë që prej daljes nga diktatura, vendi po sheh mundësi të qarta për anëtarësim në BE.

“Jemi bekuar që kemi lindur në zemër të Europës, por njëkohësisht ishim të mallkuar sepse ishim të shkëputur prej saj për një kohë të gjatë. Sot, për herë të parë, yjet janë radhitur si duhet dhe Shqipëria ka shanse reale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian,” deklaroi Rama.

Ai vlerësoi reformat në drejtësi, duke theksuar se shteti shqiptar ka kaluar procesin e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv te drejtësia e pavarur. Rama vazhdon jep sinjale të qarta se Veliaj nuk është më i mbrojtur nga PS.

“Është e dhimbshme të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të dalin para drejtësisë, por ky është një proces i nevojshëm për të forcuar sundimin e ligjit. Sot, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, njerëz të fuqishëm, qoftë nga qeveria apo opozita, japin llogari para drejtësisë,” tha ai.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që kryeministri përmendi ishte përdorimi i inteligjencës artificiale në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, duke e cilësuar si një model të suksesshëm bashkëpunimi me Mira Muratin, eksperten shqiptare të AI.

Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë të Internacionales Socialiste dhe partive simotra europiane, me fokus vizionin PS2030 dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme