Politika 22 March 2025, 09:36 Nga VNA

Ironia e Ramës për Shehajn dhe përgjigja e tij për vizitën në Mar-a-lago

Ndaje në Whatsapp
Ironia e Ramës për Shehajn dhe përgjigja e tij për

Loja e Edi Ramës për të provokuar në daljet e tij publike drejtues të partive opozitare ka kaluar këtë herë te drejtuesi i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Ky i fundit i ka dhënë përgjigje deklaratës së Edi Ramës se vizita e tij në Mar-a-Lago, vilën e Donald Trump, ishte një xhiro e thjeshtë. Sipas Ramës, vizita e Shehajt në vilën e Trump në Miami ishte njësoj sikur kryeministri të shkonte përpara kullës Trump në Nju Jork dhe të shkrepte foto aty.

“Ej po ky, e patë atë që thoshte ‘po ju flas nga Mar-a-Lago’. Si me shku unë në Trump Tower në Nju Jork dhe të them ‘po ju flas nga Trump Tower, mbështetje e plotë e reformës’ – tha Rama.”

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thotë se ka qenë në Mar-a-Lago me ftesë të një senatori amerikan dhe ka marrë pjesë në një tryezë me senatorë, kongresmenë dhe biznesmenë të fuqishëm pranë administratës amerikane.

Në fakt është e ditur botërisht që pjesëmarrja e të ftuarve në Mar-a-Lago, në pjesën dërrmuese të saj, është një bilete që kushton shumë dhe që i paguhet zotit të shtëpisë përmes kompanive të lobimit.

Çdo senator amerikan mund ta presë zotin Shehaj në zyren apo shtëpinë e tij dhe më tej të flasin për çështjet e reformës në drejtësi. Përndryshe, kjo formë “paketimi amerikan” që Agron Shehaj po i bën fushatës së tij, vështirë se mund ta ndihmojë atë vetë në këtë garë.

Veç ish-bashkëpunëtorit të tij të afërt Lulzim Basha, i cili realizoi një foto me Trump në fushatën e vitit 2017, vetë Edi Rama për një foto të tillë hyri në disa telashe juridike dhe jo vetëm me historinë e famshme të gruas së Bilalit. Dikush duhet ta orientojë më mirë zotin Shehaj dhe t’i tregojë se përpjekje të tilla në kohë fushate, pa ftesë zyrtare nga Departamenti i Shtetit, janë qoka të paguara shtrenjtë, pa ndonjë impakt të madh në votat që pritet të marrë më 11 majin e këtij viti.

Video

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme