Politika 22 March 2025, 18:56 Nga VNA

Pas partisë, Rama shpall Veliajn “non grata” dhe në Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Pas partisë, Rama shpall Veliajn “non grata” dhe në

Edi Rama ka gjetur sot kohën të zëvendësojë Erion Veliajn edhe në Bashkinë e Tiranës. Kryeministri dhe kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektuan kantierin e punimeve në shkollën “Edith Durham”, godina e 48-të arsimore e Tiranës Europiane, që do të ketë kushte dhe standarde bashkëkohore.

Kryeministri Rama tha se në objektin e shkollës po bëhet një punë fantastike.

Sigurisht që Erion Veliaj nuk u përmend në asnjë fjalë, as nga Edi Rama dhe as nga zëvendësja e tij, Anuela Ristani. Mesa duket, pas partisë, tashmë kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës është shpallur “non grata” edhe në institucionin që, të paktën zyrtarisht, e drejton ende. Me gjasë dhe me shenjat e dukshme, kjo nuk do të zgjasë shumë.

Video

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme