Politika 22 March 2025, 13:24 Nga VNA

Berisha sërish sulme ndaj SPAK/ Do ti drejtohemi Venecias sapo të vijmë në pushtet

Ndaje në Whatsapp
Berisha sërish sulme ndaj SPAK/ Do ti drejtohemi Venecias sapo të

Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj drejtësisë dhe SPAK. Në një takim me të rinjtë e PD-së, ai u ndal gjatë te karakteri dhe përdorimi politik i drejtësisë. “Përgjegjësia jonë është te prokuroria speciale, e cila ndjek penalisht liderët e tre partive kryesore opozitare, në mënyrë identike siç ndodh në vendet e botës së tretë. Kjo prokurori i merr mandatin kryetarit të bashkisë në detyrë, si në rastin Beleri, apo edhe në rastin e Salianjit me dënimin politik ndaj tij,” tha Berisha.

Ai këmbënguli se SPAK mbyll çdo çështje që ka të bëjë me kryeministrin, duke sjellë edhe kujtimet e tij gjatë kohës së diktaturës dhe ngjashmëritë mes prokurorisë së atëhershme dhe prokurorisë speciale.

Kryetari i PD-së premtoi se do të ftojë Komisionin e Venecias dhe institucionet europiane për të rishikuar kompetencat e Prokurorisë së Posaçme dhe për t’i kthyer, sipas tij, drejtësinë e munguar shqiptarëve.

Video

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme