Politika 22 March 2025, 19:39 Nga VNA

Berisha: Reforma e parë në SPAK do jetë ndalimi i përgjimeve për gjykatësit

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Reforma e parë në SPAK do jetë ndalimi i përgjimeve

Në një intervistë në News24, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha premtoi se do të reformojë SPAK-un dhe si problem kryesor përmendi përgjimet e gjykatësve. Sipas tij vetëm gjykata mund të autorizojë përgjime telefonike, elektronike dhe ambientale kur ato janë të nevojshme për hetimet.

Për kreun e PD kjo do të jetë një ndër nismat e para nesër në qeverisje e cila do nisë me reformimin e SPAK, me ndihmën edhe të Komisionit të Venecias.

"Në gjithë kompetencat që ka SPAK, njëra është antikushtetuese dhe është përgjimi i gjykatësve me të cilët kjo prokurori çon dosjet. Kjo është një diktaturë policeske dhe asgjësim i sistemit. Asnjë ngushtim për sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pastrim I atyre që flejnë mbi dosjet e krimit. Asnjë proces politik nuk do ketë gjatë qeverisjes së PD. Këto reforma do të bëhen me ndihmën e Komisionit të Venecias. Jetike reforma më ndihmën e Komisionit të Venecias. Dialogu Bushka –Llagami, çfarë pazaresh me puro bënin zonjat për postet në Gjykatë Kushtetuese?!"- deklaroi Berisha duke përjashtuar edhe një herë kriteret joligjore në drejtësi.

Video

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme