Politika 23 March 2025, 13:18 Nga VNA

Doshi i “rrëmben” komisionerin zgjedhor Ramës

Ndaje në Whatsapp
Doshi i “rrëmben” komisionerin zgjedhor Ramës

Katër vjet aleancë e pashpallur mes socialdemokratëve të politikanit të sanksionuar Tom Doshi dhe kryeministrit socialist Edi Rama pritet të marrin një kthesë të papritur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë që Doshit i takon një nga katër komisionerët e grupeve të numërimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të votojë formulën e ndarjes së komisionerëve të grupeve të numërimit të votave, një formulë që, sipas propozimit të publikuar për konsultim publik, i jep Partisë Demokratike në opozitë dhe aleancës së saj për “Shqipërinë Madhështore” dy numërues nga katër ndërsa dy të tjerët mbeten për t’u caktuar, një nga Partia Socialiste e Edi Ramës dhe një nga Partia Socialdemokrate e politikanit të sanksionuar nga Administrata Biden, Tom Doshi.

Projektvendimi thotë që, në kushtet kur, sipas kodit zgjedhor që u dakordësua në këtë çëshme me marrëveshje mes PD dhe PS në vitit 2003, grupet e numërimit duhet të jenë të balancuara, të përbëhen nga katër anëtarë, dy nga maxhoranca dhe dy nga opozita. Në rast se ka më shumë se një parti në qeverisje, komisionerët ndahen nga një për dy partitë më të mëdha dhe po kështu ndodh me opozitën.

Një klauzolë pak e njohur e kodit zgjedhor thotë gjithashtu që partitë që hyjnë në koalicion parazgjedhor, ia kalojnë të drejtën e emërimit partisë kryesuese. Në opozitë, Partia Demokratike është duke garuar në zgjedhje në një koalicion të titulliar “Shqipëria Madhështore”, gjë që, sipas konkluzionit të ekspertëve të KQZ-së, do të thotë që Partia Demokratike do të përcaktojë dy numëruesit nga opozita.

Nga ana e maxhorancës situata ishte më e komplikuar për shkak se, Partia Socialiste zyrtarisht qeveris e vetme. Por tre deputetë të Partisë Socialdemokrate të kryesuar nga Tom Doshi, kanë votuar në vijimësi në favor të projektligjeve të propozuara nga qeveria apo Partia Socialiste ndërsa vetë Tom Doshi ka deklaruar mbështetjen e tij për qeverinë e Edi Ramës menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2021. Rrjedhimisht kjo parti u klasifikua nga KQZ si parti në qeveri dhe për këtë arsye, projektvendimi për caktimin e partive që propozojnë anëtarët e grupeve të numërimit, konkludon se, sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, socialdemokratëve u takon të emërojnë komisionerin e dytë nga katër të tillë në këto grupe numërimi.

Në politikën shqiptare, grupet e numërimit janë konsideruar me rëndësi kyçe për integritetin zgjedhor sipas supozimit se në të shkuarën, numëruesit, qoftë të blerë nga njëra palë, qoftë të emëruar në mënyrë të njëanshme, mund të kenë efekt në numërimin e drejtë të votave dhe rrjedhimisht, në përcaktimin e fituesit.

Në vitin 2003, një marrëveshje mes maxhorancës socialiste dhe opozitës demokrate solli sistemin aktual në të cilin, asnjëra palë nuk ka shumicën në grupet e numërimit ndërsa secila palë përcakton nga dy komisionerë, gjë që solli lindjen e fenomenit të “kutisë së fundit”, pra praktikës së komisionerëve të njërës palë që sabotonte apo pengonte procesin e numërimit apo të komisionerëve që grindeshin deri në sherre fizike në rastet e gjykimit nëse një votë i takonte njërës palë apo ishte e pavlefshme.

Partia Socialdemokrate fitoi një mandat deputeti në Shkodër në vitin 2007 ndërsa fitoi dy mandate në Shkodër dhe një në Tiranë në vitin 2021. Në zgjedhjet e vitit 2023, kjo parti siguroi 88 mijë vota dhe 115 këshilltarë në të gjithë vendin por pozicionimi i saj në disa qarqe të mëdha sugjeron që, nëse zgjedhjet vendore do të ishin zgjedhje parlamentare, atëherë kjo parti do të kishte arritur të zgjidhte tetë apo nëntë parlamentarë, duke u bërë një parti me rëndësi kyçe në shumicën qeverisëse të ardhshme./BIRN/

Video

Një vatër zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë në Parkun Kombëtar të Lurës, duke rrezikuar një nga zonat pyjore më të rëndësishme të vendit. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve dhe po vështirëson përpjekjet për vënien e zjarrit nën kontroll. Ndërhyrja nga toka është gjithashtu e komplikuar për shkak të terrenit të thyer dhe aksesit të vështirë në zonën ku ndodhet vatra. Për t’iu përgjigjur situatës, në operacion janë angazhuar edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me shkurre në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe godinën e shkollës së mesme. Falë bashkëpunimit mes zjarrfikësve dhe dhjetëra banorëve lokalë, flakët u izoluan pas rreth 10 orësh përpjekje. Nga zjarri u dogj rreth gjysmë hektari me bimësi, por fatmirësisht u parandalua prekja e zonës së banuar.

Një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, duke rrezikuar një nga sipërfaqet e pakta të mbetura me pishë të zezë. Për shuarjen e flakëve po operojnë nga ajri dy helikopterë, ndërsa në terren po punojnë rreth 20 zjarrfikës, punonjës të zonave të mbrojtura dhe vullnetarë. Banorët kërkojnë ndërhyrje maksimale për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të parkut.

Një zjarr ka shpërthyer këtë të martë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku flakët e nisura në kodër janë përhapur me shpejtësi drejt një kabine të ujësjellësit, të favorizuara nga era dhe bimësia e thatë. Për shkak të rrezikut se zjarri mund të përparojë drejt zonave të banuara pranë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e plotë të flakëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme