Politika 23 March 2025, 13:08 Nga VNA

FRPD kënfirmon largimin e disa të rinjve të Vlorës tek PS: Individ që për arsye personale janë joshur për t'u bashkuar me bandën në

Ndaje në Whatsapp
FRPD kënfirmon largimin e disa të rinjve të Vlorës tek PS:

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ku tha se të rinjtë e forumit ronor të PD Vlorë i janë bashkuar partisë socialiste. Në deklaratën për mediat, FRPD konfirmon se një pjesë e forumit në Vlorë është larguar duke thënë se “janë disa individ që për arsye personale apo familjare janë detyruar apo joshur për t'u bashkuar me bandën tënde plaçkitëse”.

Në reagim gjithashtu thuhet se kryeministri nuk ka për t’ia arritur që të shkërrmoq FRPD siç shkërrmoqi Forumin Rinor të PS, që sipas tyre i ka lënë pa struktura, pa kryetar, por mbi të gjitha pa identitet politik por veç nënshtrimin pa kushte.

Deklaratë për Shtyp:

Edi Rama, ti je peng i bandave të Sky Encrochat, aspak i FRPD apo çdo lloj rinie!

Pasi shpopullove këtë vend nga gjysma e rinisë duke i debuar nga ky vend me gomone apo kamionë, Shqiperinë dhe të ardhmen e saj e ke lenë peng të krimit dhe korrupsionit!

Të rinjtë e FRPD kanë qenë në ballë të protestave dhe do jenë në ballë të fushatës që do të dëbojë ty nga ky vend një herë e mirë!

Ne jemi rritur komisariateve, sallave të gjyqeve dhe asnjëherë nuk e kemi ulur kokën ndaj regjimit tënd, asnjëherë!

Individë që për arsye personale apo familjare janë detyruar apo joshur për t'u bashkuar me bandën tënde plaçkitëse nuk e njollosin FRPD, organizatën më të madhe politike në vend.

Çfarë arrite me FRESSH, të cilën e shkërrmoqe duke e lenë pa struktura, pa kryetar, por mbi të gjitha pa identitet politik por veç nënshtrimin pa kushte ndaj hedonizmit dhe sadizmit tënd, nuk do e arrish kurrë me FRPD!

Video

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme