Politika 24 March 2025, 11:24 Nga VNA

Rama në Sarandë: Bizneset mund të shmangin kontrollet tatimore me parapagesë 65% për sezonin e pikut

Ndaje në Whatsapp
Rama në Sarandë: Bizneset mund të shmangin kontrollet tatimore me

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të hënë në Sarandë, ku zhvilloi një takim me të rinjtë sipërmarrës të qytetit. Gjatë fjalës së tij, ai foli për evazionin fiskal në sektorin e turizmit dhe prezantoi një skemë të re parapagese për bizneset hoteliere, e cila do t’i lejonte të shmangin kontrollet tatimore gjatë sezonit të pikut.

Rama tha se shumë biznese nuk raportojnë saktë numrin e shtretërve të zënë, çka ndikon në të ardhurat e bashkisë. Ai theksoi se qeveria ka ulur TVSH-në për të nxitur formalizimin, por sipërmarrësit nuk po e shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Kemi vendosur t’i japim një opsion strukturave hoteliere: ata që pranojnë të paraguajnë 65% të detyrimeve për periudhën maj-shtator, nuk do të kenë asnjë kontroll tatimor,” deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, kjo masë është më e ulët se shifrat reale, por synon të sjellë një proces normalizimi. Ai shtoi se për bizneset do të ketë edhe një balancë me pagesën e 30% të muajve të dimrit, për të siguruar që stafet të mbahen në punë.

Në përfundim, Rama nënvizoi se qeveria po punon për të krijuar një sistem më të drejtë fiskal dhe për të garantuar që bashkitë të përfitojnë të ardhurat që u takojnë nga turizmi.

Video

Një vatër zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë në Parkun Kombëtar të Lurës, duke rrezikuar një nga zonat pyjore më të rëndësishme të vendit. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve dhe po vështirëson përpjekjet për vënien e zjarrit nën kontroll. Ndërhyrja nga toka është gjithashtu e komplikuar për shkak të terrenit të thyer dhe aksesit të vështirë në zonën ku ndodhet vatra. Për t’iu përgjigjur situatës, në operacion janë angazhuar edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me shkurre në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe godinën e shkollës së mesme. Falë bashkëpunimit mes zjarrfikësve dhe dhjetëra banorëve lokalë, flakët u izoluan pas rreth 10 orësh përpjekje. Nga zjarri u dogj rreth gjysmë hektari me bimësi, por fatmirësisht u parandalua prekja e zonës së banuar.

Një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, duke rrezikuar një nga sipërfaqet e pakta të mbetura me pishë të zezë. Për shuarjen e flakëve po operojnë nga ajri dy helikopterë, ndërsa në terren po punojnë rreth 20 zjarrfikës, punonjës të zonave të mbrojtura dhe vullnetarë. Banorët kërkojnë ndërhyrje maksimale për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të parkut.

Një zjarr ka shpërthyer këtë të martë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku flakët e nisura në kodër janë përhapur me shpejtësi drejt një kabine të ujësjellësit, të favorizuara nga era dhe bimësia e thatë. Për shkak të rrezikut se zjarri mund të përparojë drejt zonave të banuara pranë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e plotë të flakëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme