Politika 23 March 2025, 18:12 Nga VNA

“Vare në litar Tik Tok-un”, Berisha paralajmëron Ramën nga Napoli: Më 11 maj diaspora do vërshojnë nga deti dhe toka e ajri për të të dhënë përgjigjen e merituar

Ndaje në Whatsapp
“Vare në litar Tik Tok-un”, Berisha paralajmëron

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Napoli të Italisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama që do marrë paërgjigjen e merituar nga diaspora në 11 maj për cenurën e rikthyer duke mbyllur TikTokun.

Duke e konsideruar këtë rrjet social si mjetin më modern të komunikimit, kreu i PD tha se më 11 maj diaspora shqiptare do vërshojnë nga deti dhe toka e ajri në Shqipëri.

“Edi Rama prite diasporën se po vjen pasi u shkatërrove shqiptarëve liritë dhe riktheve censurën. Ti vare në litar Tik Tok-un, mjetin më modern të komunikimit të të rinjve dhe e bëre sepse nuk duroje kritikat e tyre. 11 maji është dita e tyre dhe fundi yt. Më 11 maj do vërshojnë nga deti dhe toka e ajri në Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për të luftuar për liri, për t’i dalë zot Shqipërisë. Prite diasporën Edi Rama, nuk ke vend mbi tokë” – tha Berisha.

Video

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme