Politika 24 March 2025, 12:08 Nga VNA

Gara e listës së hapur. Si po transformohen para publikut deputetët e vjetër për të marrë vota për Tiranën

Ndaje në Whatsapp
Gara e listës së hapur. Si po transformohen para publikut

Listat e hapura kanë ndryshuar dinamikën politike, duke detyruar edhe deputetët me përvojë të angazhohen më intensivisht në terren për të siguruar votat e nevojshme për një mandat të ri. Dy shembuj të spikatur janë në Tiranë Erion Braçe nga PS dhe Jorida Tabaku nga PD, të cilët nuk janë pozicionuar në zona të sigurta nga partitë e tyre dhe po zhvillojnë një fushatë të fortë për të bindur votuesit.

Erion Braçe ka bërë thirrje që qytetarët ta mbështesin në zgjedhjet e 11 majit, duke kërkuar një votë të drejtpërdrejtë për emrin e tij në listën e hapur të PS-së në Tiranë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai ka theksuar se është një deputet aktiv që nuk hesht dhe nuk rri duarkryq.

“Do të keni në Kuvend një deputet që nuk rri, nuk fle dhe nuk hesht. Nuk e dua karrigen për të qenë thjesht deputet apo për t’u mburrur. Dua të jem aty për të folur, për të diskutuar, për të debatuar, për të propozuar dhe për të vendosur,” deklaron Braçe, duke ironizuar kolegët që ndodhen në lista të sigurta.

Nga ana tjetër, Jorida Tabaku ka ulur kokën para kryetarit Berisha dhe besnikëve të tij, ka “braktisur” zyrën dhe kostumet formale për të dalë në terren. Çdo mëngjes ajo publikon materiale nga takimet me qytetarët dhe video me familjen ose fëmijët.

PD ende nuk ka një strategji të qartë komunikimi politik për fushatën e saponisur, por krahasuar me videon qesharake të Klevis Balliut, zonja Tabaku duket e sforcuar në rolin e amvisës duke gatuar petulla megjithatë më disi më normale se një tavolinë e mbushur me ushqime që postoi zoti Balliu.

Të Braçe dhe Tabaku duket se kanë ndryshuar strategjinë e tyre, duke kaluar nga debatet në komisionet parlamentare në një angazhim të drejtpërdrejtë me elektoratin. Të vendosur për të siguruar një mandat të ri, ata po dëshmojnë se, në politikë, kur partia nuk të favorizon, e vetmja rrugë mbetet fushata. Dhe të mendosh që nuk janë të vetmit në listën e hapur për Tiranën, ku gara duket e ashpër jo vetëm mes partive, por edhe brenda tyre.

A do të mjaftojë ndryshimi i qasjes dhe make up i ri politik për të mbledhur vota? Të presim dhe të shohim deri më 12 maj.

Video

Një vatër zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë në Parkun Kombëtar të Lurës, duke rrezikuar një nga zonat pyjore më të rëndësishme të vendit. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve dhe po vështirëson përpjekjet për vënien e zjarrit nën kontroll. Ndërhyrja nga toka është gjithashtu e komplikuar për shkak të terrenit të thyer dhe aksesit të vështirë në zonën ku ndodhet vatra. Për t’iu përgjigjur situatës, në operacion janë angazhuar edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me shkurre në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe godinën e shkollës së mesme. Falë bashkëpunimit mes zjarrfikësve dhe dhjetëra banorëve lokalë, flakët u izoluan pas rreth 10 orësh përpjekje. Nga zjarri u dogj rreth gjysmë hektari me bimësi, por fatmirësisht u parandalua prekja e zonës së banuar.

Një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, duke rrezikuar një nga sipërfaqet e pakta të mbetura me pishë të zezë. Për shuarjen e flakëve po operojnë nga ajri dy helikopterë, ndërsa në terren po punojnë rreth 20 zjarrfikës, punonjës të zonave të mbrojtura dhe vullnetarë. Banorët kërkojnë ndërhyrje maksimale për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të parkut.

Një zjarr ka shpërthyer këtë të martë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku flakët e nisura në kodër janë përhapur me shpejtësi drejt një kabine të ujësjellësit, të favorizuara nga era dhe bimësia e thatë. Për shkak të rrezikut se zjarri mund të përparojë drejt zonave të banuara pranë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e plotë të flakëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme