Politika 24 March 2025, 15:51 Nga VNA

Rama për Veliajn : Jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë!

Ndaje në Whatsapp
Rama për Veliajn : Jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë
 

Kreu i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministër Edi Rama nga Gjirokastra po zhvillon një takim prezantues me kandidatët për deputetët të Partisë Socialiste. Në nisje të fjalës së tij "ironizoi" të pranishmit duke ju thënë se falë këtij takimi po kursejnë një drekë. Një deklaratë e cila mori nga salla të qeshura dhe duartrokitje. Si për të mbajtur nën fre entuziazmin e të pranishmeve Rama vijoi takimin me "fabulën" e pasaportës europiane, përfitimet e së cilës do të vij l vetëm nëse votojnë PS. Më tej, për të treguar se Rilindja e ka seriozisht luftën kundër së "keqes" krahasoi të tinjtë me minjtë. Dhe se PS edhe minjtë e vet i arreston. Edi Rama: Nuk ka lidhje çfarë ngjyre ka macja, unë them që të gjithë shqiptarët që votojnë më 11 Maj nuk duhet të shohin çfarë ngjyre kemi ne, por të ndjekin porosinë “mua smë intereson çfarë ngjyre ka macja, por që macja të kapi minjtë”. Dhe minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne, madje jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshiut. Dhe këtë neve këta na e këndojnë si një gjë për të cilën duhet të ulim kokën, por ne duhet ta mbajmë kokën edhe më lart nga çfarë e kemi mbajtur zakonisht edhe për këtë arsye që për hir të historisë që po shkruajmë së bashku"-tha Rama. Referuar kontekstit në të cilin vjen deklarata, në këtë rast miu sipas Ramës është Veliaj.

Video

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme