Politika 24 March 2025, 14:04 Nga VNA

Berisha prezanton programin ekonomik: Lehtësira fiskale, ulje taksash dhe zgjidhje përfundimtare për pronat

Ndaje në Whatsapp
Berisha prezanton programin ekonomik: Lehtësira fiskale, ulje taksash dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se fokusi kryesor i programit të PD-së do të jetë ekonomia, duke premtuar masa të rëndësishme fiskale për qytetarët dhe bizneset.

Në një dalje publike, Berisha njoftoi se PD do të vendosë zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Po ashtu, ai u angazhua për uljen e taksës së shitjes së pronës nga 15% në 2%.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm do të jetë heqja e asaj që Berisha e quajti “taksë Rama” mbi karburantin, duke bërë që çmimi të jetë afërsisht 10% më i ulët se në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndër të tjera, Berisha premtoi anulimin e lehtësirave fiskale të dhëna për oligarkët dhe familjarët e qeveritarëve. Ai gjithashtu u zotua se çështja e pronave do të marrë zgjidhje përfundimtare brenda mandatit të parë 2025-2029, si dhe garantoi dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.

Sipas tij, këto masa do të ndihmojnë në ringritjen e ekonomisë dhe në krijimin e një klime më të favorshme për qytetarët dhe bizneset në vend.

Video

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme