Politika 24 Mars 2025, 19:03 Nga VNA

BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

Ndaje në Whatsapp
BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri

Parlamenti shkarkoi dhe më pas zgjodhi me konsensus politik këshillin e ri drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, i përbërë nga këshilltarë politikë apo individë të angazhuar politikisht, duke ngritur shqetësime nga delegacioni i Bashkimit Europian se kjo bie ndesh me angazhimet e marra në rrugën e anëtarësimit.

Parlamenti votoi më 17 mars përbërjen e Këshillit të ri drejtues të RTSH-së, duke zgjedhur në këtë institucion individë të lidhur ngushtësisht me politikën, gjë që shqetësoi organizatat që mbrojnë lirinë e medias dhe së fundmi edhe Bashkimin Europian.

Kryetar i këtij këshilli u votua Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç, me një përvojë pune gati një dekadë si këshilltar i afërt i Niko Peleshit, gjatë detyrave të tij në ekzekutiv dhe si kryetar i grupit parlamentar socialist.

Në bordin me 10 anëtarë janë gjithashtu këshilltari i ish-ministrit socialist Bledi Çuçi, një ish-zëvendësministër në qeverinë “Rama” dhe emra që vijnë nga fusha e artit apo gazetarisë, por që kanë një sfond politik ose afërsi me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.

RTSH është operatori i vetëm publik në vend dhe, në bazë të dispozitave ligjore e standardeve të lirisë së medias, do të duhej të ishte i pavarur nga politika. Standardet janë rrezikuar plotësisht me zgjedhjen e fundit, duke ngritur shqetësime për angazhimet që vendi ka ndërmarrë në procesin e integrimit.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i tha BIRN se ka ndjekur nga afër çështjen e shkarkimit në bllok të anëtarëve të Këshillit Drejtues të transmetuesit publik dhe emërimin e anëtarëve të rinj nga Parlamenti, duke ritheksuar rëndësinë e pavarësisë së RTSH-së për përmbushjen e standardeve demokratike.

“Pavarësia e transmetuesit publik të Shqipërisë, përfshirë edhe rreziqet e ndikimit politik në emërimet e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Drejtues, ka qenë një çështje afatgjatë e theksuar nga BE-ja për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë,” thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë.

BE i kujton Shqipërisë angazhimet e marra në kuadër të negociatave, angazhime që sigurojnë ndër të tjera, “një reformë të plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator për mediat, përfshirë synimin për të forcuar pavarësinë e transmetuesit publik”.

“Ndër angazhime të tjera të deklaruara, Shqipëria duhet të sigurojë që këshilli drejtues që mbikëqyr transmetuesin publik të ketë një përbërje pluraliste, të përbëhet nga individë të kualifikuar, të përfaqësojë komunitetin mediatik dhe të gëzojë autonomi nga kontrolli i qeverisë dhe korporatave,” thekson reagimi i BE-së, duke lënë të kuptohet qartë se votimi i fundit në Kuvend nuk i përmbush këto angazhime.

Në progres-raportet e Komisionit Evropian theksohet rëndësia e një transmetuesi publik të pavarur dhe në mënyrë të veçantë ndikimi politik në përzgjedhjen e bordit, si një nga shtyllat e vlerësimit të lirisë së medias.

Përbërja e bordit të ri drejtues, i zgjedhur vetëm pak ditë pasi Parlamenti vendosi të shkrijë bordin e mëparshëm me akuzat për shkelje ligjore në përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së, u kritikua edhe nga organizatat që mbrojnë lirinë e medias.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e cilësoi votimin mbizotërim të interesave të ngushta partiake mbi interesin publik dhe një humbje e mundësisë për të kthyer RTSH-në në një institucion dinjitoz dhe të pandikuar politikisht.

Bordi i kontestuar si politik do të nisë punën me zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së, një vend i mbetur bosh që pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.

Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga Parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar./BIRN/

 

Video

Mbështetës dhe tek burgu 313. Kështu ka ndodhur sot me Sali Berishën teksa është paraqitur ne SPAK sipas kërkesës së prokurorëve.

Një fluturim i easyJet nga Londra Gatwick drejt Antalias u devijua me urgjencë në Kosovë pas një incidenti në bord. Sipas mediave britanike, një pasagjere dyshohet se kishte konsumuar vodka dhe kishte nisur një përleshje me një tjetër udhëtar. Ajo raportohet se ka pështyrë në fytyrën e një pasagjeri gjatë konfliktit në korridorin e avionit. Për shkak të situatës, avioni u detyrua të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Policia hyri në bord dhe largoi dy pasagjerët e përfshirë në incident. Fluturimi më pas vijoi drejt Antalias me rreth tre orë vonesë.

Shakira performoi në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro para rreth 2 milionë njerëzve, në një koncert falas si pjesë e turneut të saj “Las Mujeres Ya No Lloran”. Koncerti u zhvillua të shtunën në mbrëmje dhe u kthye në një nga ngjarjet më masive muzikore në botë. Ajo interpretoi hitet e saj më të njohura si “Hips Don’t Lie”, “La Tortura” dhe “Waka Waka”. Masa e madhe e njerëzve e shndërroi plazhin në një skenë gjigante feste dhe muzikë. Ngjarja u cilësua si një nga koncertet më të mëdha në historinë e karrierës së saj dhe një event me impakt të madh për qytetin.

Një elefant i mbajtur në robëri doli jashtë kontrollit gjatë një festivali në një tempull në jug të Indisë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Sipas autoriteteve, elefanti përmbysi automjete dhe përhapi panik para se të neutralizohej me qetësues.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme