Politika 24 March 2025, 21:25 Nga VNA

Kelliçi sulmon SPAK: Pse nuk hetojnë denincimet e mia në facebook

Ndaje në Whatsapp
Kelliçi sulmon SPAK: Pse nuk hetojnë denincimet e mia në

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka sulmuar SPAK-un, pasi sipas tij, institucioni në fjalë nuk heton denoncimet e tij publike në facebook. Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi thotë SPAK shpalli një muaj më parë Task Forcën për zgjedhjet e 11 Majit, por deri më sot ai ka denoncuar tre raste ku shtrohet asfalt elektoral në Tiranë dhe nga Prokuroria e Posaçme ka patur heshtje totale.

Ai gjithashtu denoncon në facebookun e tij se “një nga drejtorët 5D Enton Punavija, që duhejt të ishte në burg, ka dalë në fushatën e Fatmir Xhafajt”. Këlliçi më tej ironizon duke thënë se SPAK të veprojë ndaj këtyre personave, përndryshe të në rrojë Task Forca.

Denoncimet e Këlliçit ndoshta janë shumë të drejta, por në vend që të ankohet pse SPAK nuk monitoron facebokun e tij, më serioze do ishte që këto raste t’i përmblidhte në një kallëzim dhe t’i depozitonte në SPAK, më pas të kërkonte llogari pa sulmuar Prokurorinë e Posaçme.

Video

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme