Politika 24 March 2025, 22:53 Nga VNA

"Emra të panjohur, që i mbështet krimi në zgjedhje!"/ Lala "skanon" kandidatët, ja qarqet problematike

Ndaje në Whatsapp
"Emra të panjohur, që i mbështet krimi në

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje.

Lala tha se krimi është i tërhequr dhe jo në sipërfaqje në këto zgjedhje, por deklaroi se në disa qarqe bandat kanë kandidatët e tyre që mbështesin.

"Mendoj se nëse një parti politike hyn në zgjedhje me një kandidat që nesër potencialisht mund të ndëshkohet nga ligji, mund të jetë një barrë e madhe për ta. KQZ ka dërguar për hetim të thelluar 16 kandidatë, kryesisht nga partitë e vogla, por vërej se dy janë shqetësimet. Kandidatët që janë ose nën akuzë, ose nën hetim. Janë kryesisht në dy kampet kryesore PS dhe PD. Një problematikë që shoh ka të bëjë me emra të panjohur, që duken si pa probleme por në verifikime të thelluara, ka të dhëna të arsyeshme që na bëjnë me dije se janë të mbështetur nga krimi. Në Durrës një pjesë e kandidatëve janë mbështetur nga Xhevdet Troplini. Ka në listë emra të kandidatëve, që mbështeten nga Vangjush Dako, që ka patur probleme me drejtësinë. E njëjta gjë në qytetet e tjera.

Pëse nuk duhet të jenë?

Po ta nisim te PD, vetë zoti Berisha, edhe pse nuk pengohet nga ligji i dekriminalizimit, por nuk duhet ti ngarkohë partisë një barrë të madhe, sepse është në konflikt me ligjin, të kishte emra t paskeduar PD. E njëjta për zotin Meta, që është i arrestuar. Nëse mund të ndodhë të marrë dënim të formës së prerë.

Te PS lista është e gjatë. Olta Xhaçka është nën hetim, Ceno Klosi, Plarent Ndreca është zyrtarisht nën akuzë. Janë një sërë kandidatësh që mund ti ngarkojnë me barrë PS-në, për sa kohë kanë dyshime të arsyeshme për dënim fajësie të nesërmen.

Problematik është edhe Elbasani, listat duken të pastra por kur gërmon lidhjet e tyre, një pjesë e kandidatëve të mazhorancës janë të lidhur me krimin, që është i tërhequr por ushtron ndikim", tha Lala.

Lidhur me kandidatët për të cilët KQZ ka kërkuar hetimet nga prokuroria, Lala tha se janë kryesisht për çështje jo me shumë rëndësi, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë nga partitë e vogla dhe me shanse minimale për t'u bërë deputetë.

"16 kandidatë për të cilët KQZ ka kërkuar nga prokuroria të bëhet hetim i thelluar. Janë të disa partive të vogla, Lapajt, Shabanit, Qorit, Tom Doshit e me rradhë.

Të gjithë i kanë deklaruar rekordet jashtë vendit. 7 prej tyre kanë deklaruar se janë debuar nga një vend i BE-së. Një tjetër rezulton i dënuar per vjedhje dhe ka të tjerë të dënuar me masë administrative. Hetimi zgjat një kohë të gjatë. Ka të tjerë që nuk i prek ligji i dekriminalizimit, siç është gjoba për tejkalim shpejtësie e me rradhë.

Po ta kapësh matematikisht, të gjithë emrat është vështirë të jenë nesër deputetë, sepse janë të panjohur dhe më shumë për të mbushur lista në atë që e quajnë si lista të hapura.

Pra, nuk më shqetëson fakti i këtyre, por që krimi i organizuar ka mbështetur kandidatë që nesër mund të jenë në Kuvend.

Pra vijoj të shkoj te pika zero, që këto të dyja janë problematikat më të mëdha. Se si KQZ apo SPAK do të arrijë të merret me këto kandidatë apo tentativët për të blerë vota, kjo mbetet për t’u parë. Kjo për 16 kandidatët është formalitet", tha Lala.

 

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me shkurre në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe godinën e shkollës së mesme. Falë bashkëpunimit mes zjarrfikësve dhe dhjetëra banorëve lokalë, flakët u izoluan pas rreth 10 orësh përpjekje. Nga zjarri u dogj rreth gjysmë hektari me bimësi, por fatmirësisht u parandalua prekja e zonës së banuar.

Një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, duke rrezikuar një nga sipërfaqet e pakta të mbetura me pishë të zezë. Për shuarjen e flakëve po operojnë nga ajri dy helikopterë, ndërsa në terren po punojnë rreth 20 zjarrfikës, punonjës të zonave të mbrojtura dhe vullnetarë. Banorët kërkojnë ndërhyrje maksimale për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të parkut.

Një zjarr ka shpërthyer këtë të martë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku flakët e nisura në kodër janë përhapur me shpejtësi drejt një kabine të ujësjellësit, të favorizuara nga era dhe bimësia e thatë. Për shkak të rrezikut se zjarri mund të përparojë drejt zonave të banuara pranë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e plotë të flakëve.

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme