Politika 25 March 2025, 10:01 Nga VNA

Rama: Më 11 maj të votojmë masivisht për të mbrojtur reformën në drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Rama: Më 11 maj të votojmë masivisht për të mbrojtur

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën, duke e akuzuar se kërkon të shkrijë Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Gjatë rubrikës së tij “Sy m’sy”, Rama theksoi se drejtësia e re duhet të garantohet përtej vullnetit politik dhe bëri thirrje për një mbështetje masive më 11 maj.

“Ia kemi dorëzuar shpatën drejtësisë, ndaj sot ka edhe një lëvizje në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik. Kjo nuk mund të jetë në dorë të një partie politike dhe vullnetit të një lidershipi, sepse nesër vjen dikush tjetër e kthen përmbys. Na duhet BE,” tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se opozita synon të pengojë reformën në drejtësi dhe se vota e 11 majit duhet të jetë një përgjigje e qartë ndaj tyre.

“Ata që çdo ditë thërrasin ‘burgu, burgu’ janë penguesit e reformës në drejtësi. E morën peng dikur dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve. Sot thonë hapur se duan të shkrijnë SPAK. Prandaj, më 11 maj duhet të krijojmë një vetëdije të re përtej të majtës dhe të djathtës. Ishte Luli në krye por Luli ishte kukulla e bufit të kënetës, ndërsa bufi e thotë shumë qartë sot se me votën e 11 majit do të shkrijë SPAK. Ky është kërcënimi real që është sot por mund të jetë edhe më vonë nëse nuk hyjmë në BE.

Në momentin që hyjmë e bëhemi pjesë e BE, është pa diskutim e vetmja rrugë e jonë, kurorëzimi i një historie të gjatë luftërash poshtërimesh, rrëzimesh që kemi në dorë në 11 maj që ta realizojmë”, tha ai.

Ai ftoi qytetarët të votojnë për Partinë Socialiste, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri për procesin e integrimit.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me shkurre në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe godinën e shkollës së mesme. Falë bashkëpunimit mes zjarrfikësve dhe dhjetëra banorëve lokalë, flakët u izoluan pas rreth 10 orësh përpjekje. Nga zjarri u dogj rreth gjysmë hektari me bimësi, por fatmirësisht u parandalua prekja e zonës së banuar.

Një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, duke rrezikuar një nga sipërfaqet e pakta të mbetura me pishë të zezë. Për shuarjen e flakëve po operojnë nga ajri dy helikopterë, ndërsa në terren po punojnë rreth 20 zjarrfikës, punonjës të zonave të mbrojtura dhe vullnetarë. Banorët kërkojnë ndërhyrje maksimale për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të parkut.

Një zjarr ka shpërthyer këtë të martë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku flakët e nisura në kodër janë përhapur me shpejtësi drejt një kabine të ujësjellësit, të favorizuara nga era dhe bimësia e thatë. Për shkak të rrezikut se zjarri mund të përparojë drejt zonave të banuara pranë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e plotë të flakëve.

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme