Politika 25 March 2025, 16:12 Nga VNA

Prag fushate, qeveria jep grante për 86 start up-e. Tek Piramida Rama premton shkollë teknologjie

Ndaje në Whatsapp
Prag fushate, qeveria jep grante për 86 start up-e. Tek Piramida Rama

 

Prej disa orësh kryeministri Edi Rama dhe disa ministra po mbajnë një aktivitet nga Piramida e Tiranës, në lidhje me 150 talente shqiptare në fushën e teknologjisë. Mes tyre, 86 startup-e, qeveria shqiptare do ju japë grant. E gjitha ndodh në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare dhe në ndalim të plotë të Kodit Zgjedhor. Madje, Rama si për të vijuar më tej me përforcimin e teknologjisë nga Piramida, vendi ku e mbushi plot me bare kafe, premton shkollë për teknologjinë.

"Së shpejti tek Piramida do të hapet një super shkollë për teknologjinë, është një shkollë që është një nga bërthamat kryesore të revolucion i digjital që po bën Franca. Këtu janë 89 subjekte që do të marrin mbështetje nga qeveria. Tani që ka hyrë nga Inteligjenca Artificiale, shpejtësia e transformimit është marramendëse”, tha Rama.

Nëse projekti fillestar parashikonte ngritjen e qëndrës TUMO për kurse në fushën e programimit dhe kodimit për fëmijë dhe të rritur, Piramida sot është plot bar- kafe.

Ajo që nisi si një përpjekje për të nxitur zhvillimin e teknologjisë dhe mbështetjen për fëmijët dhe të rinjtë e kësaj fushe, tashmë ka përfunduar si një panair baresh dhe restorantesh ku padyshim vendet më të privilegjuara i kanë marrë blogerët, etj.

 

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me shkurre në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe godinën e shkollës së mesme. Falë bashkëpunimit mes zjarrfikësve dhe dhjetëra banorëve lokalë, flakët u izoluan pas rreth 10 orësh përpjekje. Nga zjarri u dogj rreth gjysmë hektari me bimësi, por fatmirësisht u parandalua prekja e zonës së banuar.

Një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, duke rrezikuar një nga sipërfaqet e pakta të mbetura me pishë të zezë. Për shuarjen e flakëve po operojnë nga ajri dy helikopterë, ndërsa në terren po punojnë rreth 20 zjarrfikës, punonjës të zonave të mbrojtura dhe vullnetarë. Banorët kërkojnë ndërhyrje maksimale për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të parkut.

Një zjarr ka shpërthyer këtë të martë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku flakët e nisura në kodër janë përhapur me shpejtësi drejt një kabine të ujësjellësit, të favorizuara nga era dhe bimësia e thatë. Për shkak të rrezikut se zjarri mund të përparojë drejt zonave të banuara pranë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e plotë të flakëve.

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme