Politika 25 March 2025, 17:08 Nga VNA

Braimllari ish njeriu besnik i Metës, shfaqet i kënaqur me PS

Ndaje në Whatsapp
Braimllari ish njeriu besnik i Metës, shfaqet i kënaqur me PS

Endrit Braimllari, ish njeriu besnik i Ilir Metës dhe një figurë e njohur e Partisë së Lirisë, tashmë ka kaluar me Partinë Socialiste dhe kandidon për deputet në Tiranë në listë të hapur.

Në një intervistë për News24, ai u shpreh se PS përfaqëson një forcë gjithëpërfshirëse dhe apeloi për vota në zgjedhjet e 11 majit, duke e lidhur këtë me procesin e integrimit europian.

Braimllari vlerësoi qasjen e Edi Ramës ndaj diasporës dhe theksoi se ndjen përgjegjësi për të dhënë kontributin e tij në këtë forcë politike, pas një karriere 19-vjeçare në politikë.

Mesa duket vitet e gjatë në opozitë e kanë lodhur Brahimllarin ndaj dhe thur lavde ndaj partisë që tani mban pushtetin....

Video

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme