Politika 25 March 2025, 22:50 Nga VNA

Kandidatja për deputete e PD harron rezultatin e primareve: Listën e PS e bëri kryetari, te PD elektorati

Ndaje në Whatsapp
Kandidatja për deputete e PD harron rezultatin e primareve: Listën e

Kandidatja e PD në listën e hapur për qarkun e Durrësit Jola Hysaj e ka cilësuar procesin e Primareve për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, transparentë dhe krejt ndryshe në raport me platformën “Deputeti që duam” që hapi PS për përzgjedhjen e deputetëve të rinj.

Hysaj tha se në PS përzgjedhja u bë nga kryetari, ndërsa në PD ishte elektorati që bëri përzgjedhjen.

Kandidatja e PD mesa duket nuk i ka ndjekur mirë Primaret, pasi pavarësisht garës dhe rezultateve, në listën e sigurt u futën emra që janë besnikë të kryetarit. Madje pati shumë emra që edhe pse ishin ndër më të votuarit, nuk u përfshinë në listam siç ishte rasti i Hysen Kadiut e shumë të tjerë, madje edhe u përjashtuan siç ishte rasti i deputetit Dash Sula.

Prandaj, më mirë është që kandidatja për deputete të flasë për diçka tjetër, pasi në këtë pikë format janë të ndryshme, por s’ka asnjë dallim mes PD dhe PS në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme