Politika 25 March 2025, 19:24 Nga VNA

Parapagoi 300 mijë dollarë/ VNA siguron kontratën e Erion Veliajt me avokatët amerikanë: Këshilla ligjore dhe lobime në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Parapagoi 300 mijë dollarë/ VNA siguron kontratën e Erion Veliajt

VNA ka siguruar kontratën që ka lidhur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe vëllai i tij Arbër Veliaj, me studion ligjore nga SHBA “Kasoëitz Benson Torres’. Kontrata e firmosur në datën 1 mars është publikuar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, ndërsa paratë rezulton se janë paguar nga vëllai i kryetarit të Bashkisë, Arbër Veliaj.

Avokatët e studios që do të asistojnë Veliajn në këtë proces kanë një pagesë për orë pune që varion nga 500 USD deri në 1950 USD.

Në dokumenta rezulton edhe shuma prej 300 mijë dollarësh që është si garanci paraprake, pasi nëse shërbimet e kryera nga studioja ligjore për Veliajn do të kushtojnë më pak, atëherë diferenca i kthehet sërish kryebashkiakut.

Shërbimet kryesore që do të ofrojë studioja e huaj për kryebashkiakun janë këshilla ligjore, mediatike dhe strategjike në lidhje me ndalimin e Erion Veliajt nga autoritetet shqiptare. Kontrata parashikon gjithashtu lobime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për llogari të kryebashkiakut të arrestuar nga SPAK.

Kliko më poshtë për të parë kontratën:

7558-Exhibit-AB-20250322-1

 

 

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme