Politika 26 March 2025, 14:21 Nga VNA

Berisha: Bujqësia në rënie, pas 11 majit Shqipëria do të dalë nga Ballkani i hapur

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Bujqësia në rënie, pas 11 majit Shqipëria do

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se në 12 vitet e fundit bujqësia shqiptare ka pësuar një rënie të madhe, duke fajësuar qeverinë për situatën e krijuar.

Sipas tij, firmosja e marrëveshjes së Ballkanit të Hapur ka çuar në falimentimin e mijëra fermave dhe uljen dramatike të prodhimit bujqësor e blegtoral.

“Made in Albania kërkon një bujqësi të zhvilluar dhe fermerë të suksesshëm. Me firmosjen e Ballkanit të Hapur mijëra ferma kanë falimentuar. Programi ynë bazohet në rritjen e madhe të prodhimit dhe mbështetjen e fermerëve,” tha Berisha.

Ai paralajmëroi se pas 11 majit qeveria e koalicionit PD-ASHM do të ndërmarrë masa konkrete për të mbështetur sektorin bujqësor, përfshirë: Subvencionim për çdo njësi prodhimi, bagëti dhe fidanë të mbjellë dhe dalje e menjëhershme e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur dhe zbatimi i Procesit të Berlinit

Berisha: Rama jeton në një realitet me hardhuca dhe bretkosa

Kreu i PD-së u shpreh gjithashtu se kryeministri Edi Rama është i shkëputur nga realiteti dhe ka ndërprerë çdo komunikim me qytetarët.

“Sot ai jeton në një realitet me hardhuca e bretkosa me Lul Bravën. Popullin e ka shumëzuar me zero dhe nuk i intereson për pensionistët,” deklaroi Berisha.

Ai akuzoi qeverinë për dështime në ekonomi dhe për mungesën e mbështetjes ndaj qytetarëve, ndërsa theksoi se ndryshimi do të vijë pas 11 majit.

Video

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme