Politika 26 March 2025, 12:41 Nga VNA

Rama paralajmëron të vetët: “Kush devijon, të shkojë atje ku e ka vendin”

Ndaje në Whatsapp
Rama paralajmëron të vetët: “Kush devijon, të

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë për eksponentët e Partisë Socialiste, duke paralajmëruar se kushdo që abuzon me pushtetin, do të përballet me pasojat. Gjatë një fjalimi në Shkodër, ku prezantoi kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit, ai theksoi se qeveria e tij ka dorëzuar “shpatën” e pushtetit politik përballë drejtësisë dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

“Pushteti politik nuk ka më në dorë shpatën. Ata që devijojnë nga rruga dhe përdorin fuqinë e dhënë nga populli për punë të pandershme, të shkojnë atje ku e kanë vendin,” deklaroi Rama, duke lënë të kuptohet se mbështet plotësisht punën e SPAK dhe reformën në drejtësi.

Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj opozitës, duke thënë se disa segmente politike shohin SPAK-un si mjetin e vetëm për të bërë opozitë, ndërsa garantoi se Partia Socialiste do të mbetet mbrojtësja kryesore e reformës në drejtësi.

Video

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme