Politika 26 March 2025, 17:16 Nga VNA

Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT rikthehen në SPAK dhe GJKKO

Ndaje në Whatsapp
Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT rikthehen në SPAK dhe

Përfaqësues amerikanë të OPDAT janë rikthyer sërish në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime mediatike bëjnë të ditur se përfaqësuesit e SHBA-ve janë parë në ambientet e dy institucioneve të drejtësisë. Roli i përfaqësuesve amerikanë është që të asistojnë në hetimet e SPAK. Kujtojmë që ekspertët amerikanë u larguan në fillim të muajit shkurt pas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Përfshirja e OPDAT me ekspertizë ligjore në Shqipëri ka qenë e zgjeruar, duke përfshirë institucionet e drejtësisë, sidomos strukturat e posaçme, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, raporton BW.

Video

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme