Politika 27 March 2025, 09:57 Nga VNA

Rama: TikTok është mbyllur në telefonat smart, VPN falas rrezik për të dhënat

Ndaje në Whatsapp
Rama: TikTok është mbyllur në telefonat smart, VPN falas rrezik

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se procedura për mbylljen e aplikacionit TikTok në telefonat inteligjentë ka përfunduar. Në serinë e tij “Sy m’sy”, gjatë një komunikimi me qytetarët, Rama paralajmëroi gjithashtu për rreziqet që lidhen me përdorimin e aplikacioneve VPN falas, të cilat mund të përdoren nga hakerat për të aksesuar të dhënat e pajisjeve.

“Përdorimi i VPN falas është i rrezikshëm, sepse ato shfrytëzohen nga hakerat për të grabitur të dhënat e telefonit. Prandaj, duroni pa TikTok për një kohë derisa të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë,” tha Rama.

Ai bëri të ditur se përfaqësues të TikTok do të vizitojnë së shpejti Shqipërinë për të prezantuar një plan të posaçëm që synon rritjen e sigurisë për fëmijët dhe adoleshentët. Ky bashkëpunim, sipas kryeministrit, synon të sigurojë balancën mes interesave të prindërve, fëmijëve, mësuesve dhe kompanisë vetë.

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme