Politika 26 March 2025, 21:00 Nga VNA

Basha zhgënjen ish-miqtë/ Açka dhe Alibeaj: Është futur në lojën e Ramës, klikimet nuk janë vota

Ndaje në Whatsapp
Basha zhgënjen ish-miqtë/ Açka dhe Alibeaj: Është

Hidhje-pritjet virtuale mes dyshes më virale, konkurruese në zgjedhje, Rama- Basha, po kthehen në bezdisëse dhe të papërtypshme për disa vëzhgues.

Ata që besuan deri në momentet e fundit të drejtimit të PD-së te Lulzim Basha, sot janë të befasuar për shndërrimin 180 gradë të ish kryetarit.

Zhgënjim ndjen Flutura Açka që njihet si mikja dhe bashkudhëtare e mëparshme e Bashës në parti.

Megjithëse, kjo shfaqje për ishin tjetër të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajn nuk e favorizon atë në të ardhmen politike.

“Një kërkesë dëshpëruese e tij për të rënë në sy për vota, por çfarë do të përkthehet në mandat? Humbi nga sytë e shqiptarëve gjatë kohës që po përpunohej përgatitja e polit të tretë dhe shfaqet befas në këto forma e këto shfaqjet e fundit të shëmtuara, ka kaluar kufijtë jo vetëm të seksizmit, por të lapërdhisë. Më ka lënë një shije të keqe për faktin a është ky njeriu që kam mbështetur unë?”, tha Açka.

“Klikimet, likes, shares, views, nuk janë vota. Deformimi, shfaqja ndryshe, të mos qenurit i vërtetë, në fakt është një nga kufijtë që duhet përdorur në rrjete sociale. Sigurisht janë mjete të mira ta pranojmë, por do duhet  të shfaqen ashtu sic janë dhe jo thjesht në segmentin e fundit kohor para fushatës. Të nxjerrim një fytyrë tjetër që s’është e vërteta. Kjo për mendimin tim, është “antifushatë”, tha Alibeaj.

Vendimi i Flutura Açkës për t’u tërhequr nga angazhimi elektoral, pa emrin në lista, lidhet edhe me lëvizjet e politikanit që i besoi, i cili sipas saj e ka përdorur për interesin e tij personal, të mbajë në pushtet Ramën e në opozitë Berishën.

“Rama vetë është në lojën e tij, në qëllimin e tij për të shkatërruar çdo votë opozitare; gjithë format e veta që i ka thënë e shprehur e në fushata të tjera, jo dajre, jo timon, jo tenxhera, jo këngë rrep… por çështja është pse e bën Basha këtë? Kjo që shoh sot është se qëllimi i tij ka qenë për të shkatërruar. Qëllimi i tij është i vetëm për të qenë në piacë bashkë me Berishën dhe Ramën; domethënë ky trekëndëshi i tyre i famshëm i Bermudës është më shumë se kaq. Pra, po mbron establishmentin dhe po dëmton forcat e reja politike që mund ti japin gjallëri demokracisë shqiptare”, tha Açka.

Por Enkelejd Alibeaj që ka krijuar partinë e tij të re e garon në 11 majin me koalicionin “Djathtas për zhvillim”, mendon se teknologjia ndikon në përshpejtimin e mesazheve, edhe pse vlerëson se  mjetet e reja të fushatës po keqpërdoren nga kolegët.

“Kam pozicionin e siluetën time të pangjashme me asnjërin, me Bashën jo e jo. Kjo fushatë nuk do duhet të jetë sipërfaqësore. Momenti politik dhe historik i vendit është kaq i rëndësishëm për çështje po kaq serioze: drejtësia, mungesa e demokracisë, ekonomia ; s’mund të kalojnë me gallatën 30 sekondshe të rrjeteve sociale”, tha Alibeaj.

Drejtuesi politik i Euroatlantikëve i ndarë nga të besuarit e të shkuarës, duket se nuk impaktohet nga fjalët e tyre dhe vazhdon marrëdhënien atipike në distancë me kryeministrin…/Top-Channal/

 

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme