Politika 27 March 2025, 19:11 Nga VNA

Berisha komenton rikthimin e amerikanëve në SPAK: Donald Trump nuk i mbështet

Ndaje në Whatsapp
Berisha komenton rikthimin e amerikanëve në SPAK: Donald Trump nuk i

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë në Shqipëri pranë SPAK.

Berisha tha se Prokuroria e Posaçme është prokurori politike dhe u shpreh i bindur se, pavarësisht rikthimit të ekspertëve, Donald Trump nuk e mbështet.

“Por unë mund të pohoj edhe njëherë se një prokurori politike nuk legjitimohet kurrë në një vend. Ata të cilët pranojnë një prokurori si krah politik, nuk besoj kurrë se presidenti Donald Trump që po atakon shndërrimin e drejtësisë në armë politike, mbështet një gjë të tillë. Jo, kurrë ai nuk e mbështet“-tha Berisha.

Ekspertët amerikanë të OPDAT, që u larguan në fund të muajit janar pas urdhrit të Donald Trump për pezullimin e fondeve të ndihmës së huaj, janë rikthyer këtë të mërkurë në Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme