Politika 27 March 2025, 17:05 Nga VNA

Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste

Ndaje në Whatsapp
Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama po përdor procesin e integrimit në BE si kartë elektorale duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja forcë, sipas tij, që mund ta fusë vendin në BE, duke premtuar në mënyrë të njëanshme edhe përfundimin e negociatave në vitin 2027. Por, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i tha BIRN-it të enjten se procesi i integrimit nuk lidhej me rezultatin e zgjedhjeve dhe se BE do të vijonte të mbështeste institucionet shqiptare në rrugën e integrimit pavarësisht këtij rezultati. “Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv strategjik kombëtar, i cili mbështetet fuqishëm nga shumica dërrmuese e qytetarëve në Shqipëri dhe gëzon mbështetje të plotë ndërpartiake”- u përgjigj zyra e BE-së në Tiranë duke theksuar se “Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare dhe të gjitha segmentet e shoqërisë”. Procesi i integrimit është një proces më shumë teknik dhe varet nga përmbushja e kritereve që i vendosen qeverisë shqiptare nga Brukseli. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në fillim të rrugës për anëtarësim, pasi në dhjetor u mor vendimi për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë, të ashtuqujturat “Themeloret”, që përfshijnë sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike. Ky proces i zgjatur prej dy dekadash që nga marrëveshja e Stablizim-Asociimit në vitin 2005, është penguar ose ka mbetur pezull në të shumtën e rasteve për shkak të konflikteve të brendshme politike, mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe mosrealizimit të zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Reagimi i BE-së erdhi në përgjigje të pyetjeve nëse dëmtohej procesi i negociatave nga përdorimi i procesit për fushatë elektorale dhe nëse varej ecuria e integrimit nga vota për një parti të caktuar politike. Delegacioni shprehet optimist për dinamikën e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së por saktëson se “anëtarësimi në BE është një proces i bazuar në merita dhe çdo kandidat vlerësohet në bazë të progresit të tij drejt përmbushjes së të gjitha kritereve”. Në fund të vitit 2024 Shqipëria hapi dy grup-kapitujt e parë, themeloret dhe marrëdhëniet e jashtme. “Presim që dinamika në negociatat e anëtarësimit të vazhdojë”- thotë BE. Duke bërë një sqarim të procesit teknik të negociatave, BE thekson se nga Shqipëria pritet që “të intensifikojë reformat për shtetin e së drejtës, duke konsoliduar progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe duke promovuar të drejtave të njeriut, përfshirë lirinë e medias, të drejtat e pronës dhe minoriteteve”. Vetë procesi i zgjedhjeve është kusht për t’u realizuar në këtë grup-kapitull. “Shqipëria është angazhuar të zbatojë Udhërrëfyesin e saj për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, duke përfshirë ndërmarrjen e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore që trajton të gjitha rekomandimet e kahershme të OSBE/ODIHR-it”- përfundon reagimi i Delegacionit të BE-së.

Reporter.al

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme