Politika 27 March 2025, 22:53 Nga VNA

SPAK heton kompanitë e Arbër Veliajt, Ola Xama: Xhiro 30 mln euro, arriti sukses të madh pasi u bë i vëllai kryebashkiak

Ndaje në Whatsapp
SPAK heton kompanitë e Arbër Veliajt, Ola Xama: Xhiro 30 mln euro,

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për kompaninë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, e cila është duke u verifikuar dhe hetuar nga SPAK.

Xama shpjegoi rritjen e menjëhershme të kompanisë, e cila ka realizuar rreth 30 milionë euro xhiro dhe 4.5 milionë euro fitim, ndërkohë që një prej klientëve të saj kryesor është kompania ONE.

"Kompania ONE është nga klientët kryesorë të Gogel, në pronësi të Arbër Veliajt.

SPAK në dosjen hetimore që ka ndaj Erion Veliajt, po heton edhe konfliktin e interesit që mund të ketë mes ONE dhe Gogel dhe dy kontratave publike që ka marrë ONE nga Bashkia e Tiranës, njëra për monitorimin online të trafikut dhe tjetra për fibrat optike. ONE është kompani e regjistruar në Bullgari me pronarë përfitues hungarezë.

Na bën përshtypje gjithmonë që historitë e suksesit janë ato të njerëzve që lidhen me politikanët dhe rrethin e tyre të afërt.

Gogel në vitin 2011 kishte xhiro modeste vjetore 100 mijë euro me fitim 10 mijë euro. Më pas, shitet te vëllai i Veliaj, Arbër Veliaj dhe në 2014 shohim rritje të menjëhershme, xhiro mesatare 3 milionë euro. Në vitin e fundit, 2023, xhiro ka shkuar 8 milionë euro.

Në vitin 2022 Arbër Veliaj ka themeluar tjetër kompani Gogel Holding që ofron shërbime për Gogel shpk. Nëse llogarisim xhiron vjetore, arrijnë të ardhura 30 milionë euro dhe fitim 4.5 milionë euro", tha ndër të tjera Xama.

 

 

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme