Politika 28 March 2025, 10:07 Nga VNA

Këshilltarët në Bashkinë Tiranë letër KE/ "Cënohet autonomia e pushtetit vendor"

Ndaje në Whatsapp
Këshilltarët në Bashkinë Tiranë letër KE/

Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës ka denoncuar ndërhyrjet e paligjshme të qeverisë në Bashkinë e Tiranës, duke e konsideruar të paligjshëm zëvendësimin e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, me nënkryetaren Anuela Ristani.

Në një letër drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, opozita shprehet se ky veprim ka cenuar autonominë e pushtetit vendor dhe ka anashkaluar rolin e Këshillit Bashkiak.

Këshilltarët opozitarë paralajmërojnë gjithashtu për manipulime dhe presione ndaj administratës bashkiake për ta përdorur në zgjedhjet e 11 majit. Ata kërkojnë nga institucionet ligjzbatuese të vijojnë hetimet mbi çdo rast korrupsioni dhe intimidimi në administratë.

Në përfundim, opozita i bën thirrje Këshillit të Evropës të ndërhyjë për të mbrojtur standardet demokratike në pushtetin vendor në Shqipëri.

Letra

Drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Në dijeni të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Mathieu Mori

Të nderuar anëtarë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës,

Ne, grupi i këshilltarëve bashkiakë të opozitës në Bashkinë Tiranë, dëshirojmë t’ju informojmë mbi një situatë tejet shqetësuese që po ndodh në qeverisjen vendore në Tiranë dhe që bie në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

Pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, kemi vërejtur një ndërhyrje të paprecedentë dhe të paligjshme nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në punët administrative dhe vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë. Në vend që Këshilli Bashkiak dhe institucionet e qeverisjes vendore të ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, bashkia është vënë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ekzekutivit qendror.

Në këtë kontekst, vërejmë:

        1.     Cenimin e autonomisë vendore – Neni 3 i Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore përcakton qartë se autoritetet vendore duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet e paligjshme të qeverisë qendrore. Megjithatë, veprimet e Kryeministrit tregojnë një kapje politike të institucioneve vendore.

        2.     Margjinalizimin e Këshillit Bashkiak – Pavarësisht se Këshilli Bashkiak është organi më i lartë përfaqësues në nivel vendor, ai është anashkaluar dhe nuk po ushtrohet roli i tij kushtetues dhe ligjor.

        3.     Manipulimin politik të administratës dhe burimeve publike – Ka shenja të qarta se ky kontroll i paligjshëm mbi Bashkinë Tiranë po përdoret për përfitime politike dhe ekonomike, duke përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të dyshimtë dhe instrumentalizimin e administratës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2024.

Për këto arsye, ne:

        •       Dënojmë fuqimisht ndërhyrjet e Kryeministrit në administrimin e Bashkisë Tiranë, të cilat janë në kundërshtim me standardet demokratike dhe parimet e qeverisjes së mirë.

        •       Inkurajojmë institucionet e drejtësisë që të vijojnë hetimet mbi çdo rast të korrupsionit dhe shkeljes ligjore të lidhur me administratën e bashkisë.

        •       Kërkojmë një distancim të menjëhershëm të qeverisë qendrore nga vendimmarrja në Bashkinë Tiranë dhe kthimin e autonomisë së saj tek organet legjitime të qeverisjes vendore.

        •       Bëjmë thirrje këshilltarëve bashkiakë të të gjitha forcave politike të mbajnë qëndrime të pavarura dhe të ushtrojnë funksionet e tyre në interes të qytetarëve të Tiranës.

Autonomia vendore dhe sundimi i ligjit janë themeli i një demokracie funksionale. Ndaj, kërkojmë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës që të shqyrtojë këtë situatë dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e standardeve demokratike në nivel vendor në Shqipëri.

Me respekt, Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme