Politika 28 March 2025, 10:27 Nga VNA

Pronat në bregdet/ Adriatik Lapaj padit Agron Shehajn për shpifje: “Do të duhet ta provojë në gjykatë”

Ndaje në Whatsapp
Pronat në bregdet/ Adriatik Lapaj padit Agron Shehajn për shpifje:

Adriatik Lapaj ka bërë të ditur se do të padisë deputetin Agron Shehaj për akuzën e shpifjes. Padia do të dorëzohet ditën e hënë, siç bëri me dije vetë Lapaj përmes një mesazhi drejtuar drejtuesit të emisionit Opinion, Blendi Fevziu, gjatë debatit të mbrëmjes së djeshme në Tv Klan.

Në reagimin e tij, Lapaj mohoi akuzat e Shehajt dhe deklaroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. “Unë nuk kam bërë asnjë procedurë dhe asnjë investim strategjik. Gënjen dhe do të duhet ta provojë në gjykatë,” theksoi ai.

Nga ana tjetër, deputeti Agron Shehaj e akuzoi publikisht Lapajn se ka ndërmjetësuar për një investitor strategjik dhe ka pasur përfshirje në disa çështje që lidhen me prona në bregdet. “Është e vështirë të gjesh një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj,” deklaroi Shehaj, duke e akuzuar avokatin se është “totalisht i zhytur” në disa raste të dyshimta.

Video

Të pandarë

Nga duart në kokë te buzëqeshja vesh më vesh/ Kështu u mbyll nata e “Territoriales” në Kuvend

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme