Politika 28 March 2025, 15:13 Nga VNA

Afera e inceneratorit të Tiranës, Taulant Tushe letër GJKKO: Në bashki bëmë detyrën

Ndaje në Whatsapp
Afera e inceneratorit të Tiranës, Taulant Tushe letër GJKKO:

Taulant Tushe, një prej zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës, i cili ndodhet në arrest në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një letër, e cila u lexua gjatë seancës nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj.

“Më kanë burgosur pa gjyq. Në lidhje me procesin e mbetjeve, unë dhe Bashkia Tiranë jemi përpjekur të bëjmë më të mirën. Për këtë koncesion nuk pati asnjë ankesë në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ne, si Bashki, për aq sa na takoi, bëmë detyrën tonë,” theksonte Tushe, i cili konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, “me këtë standard të vendosur nga SPAK, edhe punonjës të tjerë të administratës mund të ndihen të rrezikuar dhe të frikësuar.” Përmes letrës, ai kërkonte të shpallej i pafajshëm.

Avokatët deklaruan në sallën e gjyqit se SPAK ka ngritur një fabul të pavërtetë, sipas së cilës zyrtarët e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mjedisit kishin rënë dakord paraprakisht dhe më herët për nisjen e procedurave të koncesionit.

Për aferën e inceneratorit të Tiranës janë nën akuzë shumë zyrtarë, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako. Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, pronarët faktikë të inceneratorit, janë shpallur në kërkim për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme