Politika 28 March 2025, 13:59 Nga VNA

Berisha shfaqet me "bufin" në konferencë/ “Kush voton PD është 1-sh”

Ndaje në Whatsapp
Berisha shfaqet me "bufin" në konferencë/ “Kush voton

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot në një konferencë për shtyp banerin e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, ai e cilësoi renditjen e PD-së me numrin 1 në fletën e votimit si një shenjë të fatit dhe një burim entuziazmi për demokratët.

“Nuk ka dhuratë më të madhe se kjo. Në të gjitha librat, numri 1 përshkruhet si më i miri, si i pari. Dhe kur fati hyjnor e tokësor i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe shqiptarëve ishte dhe është i madh. Ata që votojnë për PD, de facto janë njisha! Të jesh 1-sh është nder e privilegj,” deklaroi Berisha.

Gjatë konferencës, ai kishte vendosur mbi tavolinë edhe një statujë bufi, si përgjigje ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për të. Sipas tij, bufi është simbol i mençurisë dhe dijes që nga kohët e lashta.

“Ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, por në mijëvjeçarë. Vendosa ta sjell këtu për të treguar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që më etiketon me këtë simbol,” tha Berisha

Video

Të pandarë

Nga duart në kokë te buzëqeshja vesh më vesh/ Kështu u mbyll nata e “Territoriales” në Kuvend

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme