Politika 28 March 2025, 16:32 Nga VNA

Deputetët jo ministra/ Berisha surprizon me emrat e qeverisë së PD

Ndaje në Whatsapp
Deputetët jo ministra/ Berisha surprizon me emrat e qeverisë së

Nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet e 11 Majit, emrat të cilët mund të marrin poste zyrtare në qeveri nuk do jenë deputetët.

Deklarata vjen nga kryedemokrati Sali Berisha në emisionin "Top Story".

Kreu i selisë blu përmendi në studio disa prej emrave që mund të ishin pjesë e qeverisë, nëse do të fitonte zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur se cili do të ishte ministri i Financës në ekipin e Berishës, ai nuk tha fillimisht një emër konkret.

Më pas Berisha përmendi Athem Agën apo Adriana Kalanë si emra potencialë të kabinetit të tij. Pjesë nga biseda në studio: Berisha: Parlamenti i anonimëve të Ramës kishte gjithësej 4 diskutantë. Rakipllari: Cili do të ishte ministri i Financave? Berisha: Mund të mos jetë fare në këtë listë, Kushtetuta ka përcaktimet e veta, në 2005 ministri i Financave ishte sekretar, në 2005 ishte sistem krejt tjetër, ky është sistem rajonal dhe jo kombëtar, çdo qark është një shtet më vete në këtë sistem. Po qe se flet për ministra këtu ke të shkëlqyer. Merre Athem Agën. Secili prej tyre në fitore meriton. Rakipllari: Partitë konsumatore dalin me ekip. Berisha: E vetmja parti e bën është partia britanike. A ka njeri më luftarak se Adriana Kalaja? Rakipllari: Të jesh luftarak s’do të thotë të jesh i votuar. Berisha: A duhet t’u paraqesim qytetarëve si forcë politike kandidatë dinjitozë, s’e kam bërë unë këtë sistem. Dudushi: Për këtë sistem u morët vesh me Ramën. Berisha: Jo, jo, u hoq herësi. Hyn kush merr vota më shumë. Rakipllari: PS thotë që e kërkuat ju (listën e mbyllur).

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme