Politika 28 March 2025, 18:03 Nga VNA

Vota për PS, votë për interes, me fondet e BE-së, qeverisje në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Vota për PS, votë për interes, me fondet e BE-së, qeverisje

 

 

Edi Rama ka zgjedhur fabulën me të cilat synon të fitojë zgjedhjet e 11 majit: Futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dhe sot, si asnjëherë tjetër ka folur qartë: sepse shqiptarët do vijojnë të emigrojnë por kësaj rradhe me pasaportat europiane drejt vendeve të BE-së, dhe qeverisë do i 4 -fishohet buxheti nga financimet europiane.

"Mos humbim takimin me historinë. Kjo është historia. Takim me historinë që brenda 2027-ës të mbyllim negociatat" tha Edi Rama nga Elbasani teksa po pretendonte kandidatët për deputetë për Partinë Socialiste.

"Pasaporta e BE-së ka një vlerë të madhe sidomos për brezin e të rinjve. Studimet mund ti kryeni ku të doni dhe siç vendosni në Shqipëri, mund të vendosni edhe për shtete të tjera se ku doni te studioni. Mund të aplikoni nga shpia për një vend pune brenda perimeterit të BE-së.

Me atë pasaportë, nëse keni nevojë për kujdes shëndetësor, falë kartës së rrjetit shëndetësor të BE-së, mund të hyni në çdo derë dhe shërbehesh njësoj si qytetarët e vendit. Këto janë lehtësira që sot nuk ti jep pasaporta shqiptare.

Ky është një ndryshim epokal. Futja në BE, na jep mundësinë që të kemi një buxhet ekstra. Kemi bërë shumë investime të cilat do të katëfishohen, sepse BE do na japë çdo vit një buhet ekstra”, tha Rama nga Elbasani.

Sipas kreut socialist "janë bashkuar yjet e fatit, fati ynë me fatin e Europës dhe nuk jemi vetëm në që dëshirojmë sa më parë të hyjmë në BE, por është edhe BE që dëshiron të na marrë sa më parë brenda saj". Ndaj dhe ai nënvizoi se vota për PS është thjesht votë për interes, ndërsa vota për PD është budallallëk. Si për të përforcuar idenë e sulmoi Bashkimin Europian dhe Sali Berishën, duke drejtuar pyetje retorike nëse do t'a prisnin në takime.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme