Politika 29 March 2025, 10:36 Nga VNA

Servilizmi i disa demokratëve të rinj që i janë bashkuar Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Servilizmi i disa demokratëve të rinj që i janë bashkuar Edi

Kryeministri Edi Rama, ka vijuar ditën e sotme me propagandë e tij se demokratët po i bashkohen PS. Në podkastin e sotëm, ai kishte të ftuar tre të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë, që para disa ditësh dolën në një takim të Ramës në qytetin bregdetar.

PD ka shumë për ta kritikuar, por që një i ri i ikur prej saj, i bashkohet partisë në pushtet dhe u premton mbështetje më të madhe, ndërkoh që kanë 12 vite në qeverisje dhe ka larguar mijëra moshatarë të rinj dhe ka humbur shpresën për më mirë në këtë vend, arsyeja që ta rrok mendja të bësh këtë veprim është vetëm interesi personal.

Dhe pikërisht këtë tregoi e ftuara tjetër, e cila edhe pse u mundua ta tregonte veten se ishte një demokrate e hershme, gjatë prezantimit tha se kishte punuar në administratë. Dhe për ta shfaqur kryeministrin në lartësinë që ai do, tha se para se të hynte në punë i kishte shkruajtur atij dhe ai pa e njohur e kishte vlerësuar.

Në fakt qeverisja e gjatë e PS na ka treguar se punësimin në administratë dhe kariera në PS vijnë vetëm në dy momente, kur ke mik afër kryeministrit ose mbivlerësimi që i bën publikisht atij, është kriteri që të çon në majat e pushtetit. Siç është dhe rasti tjetër që kur je punonjës administrate, të punosh për partinë në pushtet është detyrim për të mbajtur pozicionin që ke.

 

Video

Nga duart në kokë te buzëqeshja vesh më vesh/ Kështu u mbyll nata e “Territoriales” në Kuvend

Një fërkim shpatullash dhe kalon edhe reforma

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme