Politika 29 March 2025, 18:24 Nga VNA

Skandali me mishin e pulës/Rama mbron kreun e AKU-së dhe ministren Denaj

Ndaje në Whatsapp
Skandali me mishin e pulës/Rama mbron kreun e AKU-së dhe ministren

Skandali i qarkullimit në treg të 18.3 tonë fileto pule të importuar nga Brazili e kontaminuara me bakterin e rrezikshëm “Salmonella Typhimurium”, ka vënë në heshtje qeverinë.

Prej dy ditësh skandali ka mbërthyer vendin, teksa ministrja e Bujqësisë Anila Denaj bën fushatë në Vlorë, dhe kreu i AKU-së, Manush Kullollin nën fushatë në Elbasan.

Për aktivistët e shoqërisë civile dhe organizatës Qëndresa Qytetare kjo është neglizhencë e zyrtarëve më të lartë të qeverisë.

Deri më tani dihet që produkti i kontaminuar është shpërndarë në treg që nga 11 marsi, ndërkohë që analizat laboratorike që vërtetuan infektimin u publikuan më vonë, kur tashmë një pjesë e konsiderueshme e mishit ishte konsumuar.

Sipas aktivistëve, në vend që të shpallej një alarm kombëtar për ndalimin e menjëhershëm të mishit të kontaminuar dhe për gjetjen e përgjegjësve, institucionet kanë zgjedhur të heshtin.

Prokuroria ka nisur hetimet për administratorët e dy kompanive dhe të paktën ndaj tre inspektorëve të AKU-së të cilët dyshohen për neglizhencë ose bashkëpunim në fshehjen e produktit të ndaluar.

Në kërkim Arben Goxha - administratori i kompanisë AMG food Në hetim Mondi Goxha administratori i kompanisë diMal Gezim Hushi inspektori i AKU-së Sada Lufta inspektori i AKU-së Aldo Sinjari inspektori i AKU-së.

Video

Nga duart në kokë te buzëqeshja vesh më vesh/ Kështu u mbyll nata e “Territoriales” në Kuvend

Një fërkim shpatullash dhe kalon edhe reforma

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme