Politika 29 March 2025, 17:34 Nga VNA

Nga burgu, Meta kërkon votat e shqiptarëve: Rama vodhi për 12 vjet

Ndaje në Whatsapp
Nga burgu, Meta kërkon votat e shqiptarëve: Rama vodhi për 12

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia e burgut ka kërkuar shqiptarëve që t'a votojnë në 11 Maj. Përmes një audiomesazhi të publikuar në rrjetin social "Facebook" Meta shprehet se edhe 6 javë na ndajnë nga dita e fitores së lirisë dhe fitores së programit mbi pushtetin.

Në mesazhin e tij, kreu i PL-së ironizon edhe programin e Partisë Socialiste për qeverisjen dhe thotë se kryeministri Edi Rama pasi vodhi për 12 vjet taksat e shqiptarëve, ka nisur të vjedhë edhe premtimet elektorale të opozitës.

Për Metën, kryeministri i fshihet debatit të vërtetë dhe llogaridhënies, për shkak të shkeljeve që ka kryer gjat 12 viteve të qeverisjes së tij.

Ndonëse për vete është në burg, porosit strukturat që të takohen me qytetarët dhe të luftojnë në këto 6 javë në mënyrë që 11 maji të jetë dita e triumfit të tyre.

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme