Politika 29 March 2025, 13:00 Nga VNA

Berisha kritika Bashkimit Europian: Me heshtjen tuaj keni bekuar narkodiktaturën në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Berisha kritika Bashkimit Europian: Me heshtjen tuaj keni bekuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar Bashkimin Europian pasi ka heshtur për ndërtimin që siç e quan ai narkodiktaturën e re që është instaulaur në Shqipëri.

Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga bordi Ekzekutiv i Forumit të Grave të EPP: ‘Fuqia e Grave në Politikë’, Berisha tha se heshtja e BE bëri që narkodiktatori, që i referohet kryeministrit Edi Rama, shëtiste nëpër Europë me atlete të bardha dhe hiqej si piktor ndërkoh që arrestonte lidërt e opozitës.

“Por kur përjetoj këtu këtë realitet, ajo është një e vërtetë e madhe. Kjo narkodiktaturë ka pasur probleme të shumanshme. Së pari, ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar gjerësisht, përsëri edhe lehtë nuk pranohet. Nuk pranohet sepse ndërtimi i kësaj narkodiktature u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA, por në njëfarë mënyrë u bekua me heshtje edhe nga BE.

Dhe kjo bëri që narkodiktatori i këtij vendi të shëtisë në Europë dhe botë me atlete të bardha, të hiqet si piktor apo sportist, në një kohë kur ai ishte personi që arrestonte tre liderë të opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë.” – tha Berisha.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme