Politika 29 March 2025, 13:00 Nga VNA

Premtimi bosh me pasaportën e BE dhe propaganda me statistikë për sigurinë ushqimore e kryeministrit

Ndaje në Whatsapp
Premtimi bosh me pasaportën e BE dhe propaganda me statistikë për

Ndonëse integrimi në BE nuk është monopol vetëm i Partisë Socialiste apo të varet vetëm prej qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama vijon ta ketë kryefjalë të premtimeve në daljet publike. Edhe gjatë prezantimit të programit sot, Rama u kërkon votën shqiptarëve që në këmbim të marrin pasaportën e BE. Zotim që e shpreh në një mënyrë sikur pashaportën e shtyp në zyrat e PS dhe e përfiton çdo qytetarë që do e votojë.

“Mesazhi ynë është i qartë. Për t’ju dhënë pasaportën e BE, na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por na duhet një mandat i fortë, më i fortë se të tre mandatet e derisotme. Prandaj kush e do pasaportën europian e BE-s, patjetër duhet të japë kontribut që Shqipëria të hy në BE dhe kontributi për Shqipërinë në BE është investimi i votës aty në qendër të fletës së votimit” – tha ai.

Mes shumë premtimeve që bëri dhe arritjeve të tre mandateve që trumbetoi, duke bërë krahasime me qeverinë e para 12 viteve, Rama foli edhe për analizat që u bëhen produkteve bujqësore. Sipas tij, nga 6 që bëheshin deri në 2013-ën, sot bëhen 1909.

“E fasin e flasin këneta dhe të gjithë moçalishtet e vogla rreth e rrotull për sigurinë ushqimore. Kur ne morëm detyrën kryheshin vetëm 6 analiza laboratorike të produkteve bujqësore. Sot kryhen 1909 lloje analizash të akredituara nga BE” – tha Rama.

Megjithëse kryeministri mburret për numrin e lartë të analizave bujqësore, Bashkimi Europian në dhjetor të vitit të shkuar i ktheu Shqipërisë 20 ton mandarina pasi ishin me pesticide. Madje në një investigim të fundit të BIRN, thuhet se një numër pesticidesh të ndaluara prej vitesh në tregun e Bashkimit Evropian, vazhdojnë të tregtohen në Shqipëri duke përbërë një rrezik serioz për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

Duke iu referuar sigurisë ushqimore, me gjasë kryeministri ndonëse jo drejtpërdrejtë ka dashur që t’i përgjigjej reagimit të fundit publik për rastin e fundit ku kompania “DiMal” që ka eksportuar 18.3 tonë fileto me bakterin e salmonelës. Policia ka shpallur në kërkim administratorin dhe ka proceduar tre inspektorë të AKU-s pasi nuk morën masa për subjektin në fjalë.

 

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme